×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OAK kërkon heqjen e orës policore dhe kufizimeve të orarit

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), shpreh shqetësimin e saj të thellë pas publikimit të masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë, për mos marrjen parasysh të kërkesave të bizneseve që të hiqet ora policore dhe kufizimet në orar, duke u respektuar në maksimum rregullat e përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

    OAK ri-kërkon që të hiqet ora policore dhe kufizimet duke pasur parasysh se të njëjtat masa nuk janë duke u respektuar nga vetë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, të cilët ishin ata që i formuluan këto kufizime.

    Largimi i orës policore dhe masave të tjera kufizuese është nevojë imediate duke pasur parasysh se Institucionet e vendit tonë dhe vetë shteti nuk është në gjendje t’a mbështesë biznesin dhe po tregohen të pafuqishëm karshi gjendjes në të cilën janë bizneset dhe vetë ekonomia e vendit.

    Situata e rëndë ekonomike dhe rritja e numrit të personave të cilët kanë mbetur të papunë, është një nga treguesit kryesor se gjendja në vendin tonë po shkon duke u keqësuar dhe për këtë duhet ndryshim drastik i politik-bërjes karshi situatës në të cilën gjendemi.

    Përderisa, pasojat e këtyre vendimeve ad-hoc dhe duke mos pasur për bazë kërkesat e bizneseve të cilat janë të prekura direkt nga këto vendime, po vështirësojnë edhe më tepër punën dhe mbijetesën e bizneseve.

    Ekonomia e vendit sa shkon duke u rënduar, veçanërisht kur merret parasysh se Kosova është i vetmi vend në rajon i cili raportin e importit me eksportin e ka 90 me 10. Ku 90% të produkteve importojmë nga jashtë dhe vetëm 10% eksportojmë.

    Për më tepër Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), tash e disa herë ka kërkuar që çdo vendim i cili do të mirret nga shteti lidhur me masat kufizuese për punën e bizneseve duhet të gjejë edhe përkrahje financiare.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.