×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk mund të votohet në ambasada nëse ka zgjedhje të reja, edhe nëse do të miratohej Projektligji për Zgjedhjet”

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Ish-deputetja Shqipe Pantina ka folur për një skenar në të cilin mbrëmë do të miratohej plotësimi-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet, por zgjedhja e presidentit dështon dhe vendi shkon në zgjedhje.

    Ajo ka shpjeguar procedurat ligjore që ndiqen kur një ligj amandamentohet që në rastin më të mirë edhe nëse plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet do të merrte aminin e deputetëve në seancën e mbrëmshme ai do të hynte në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare (që nuk do të mund të bëhej para 6 prillit).

    Ajo ka thënë se në këtë skenar ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për Zgjedhjet dhe dështon zgjedhje e presidentit që e çon vendin në zgjedhje të reja diaspora sërish nuk do të mund të votonte në ambasada dhe konsullata.

    “Nëse dështon zgjedhja e Presidentit me 6 prill, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe shpallen zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Zgjedhjet duhet të organizohen me ligjin e vjetër. Pra, as diaspora nuk mundet me votu në ambasada e konsullata e as Albini e Albulena nuk munden me u kandidu. Atëherë pse gjithë ky film?”.

    Postimi i plotë i Shqipe Pantinës në Facebook:

    Ta zëmë se skenari i LVV për të miratuar projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme do të miratohej me 2 prill dhe me 6 prill dështon zgjedhja e Presidentit/Presidentes dhe vendi shkon në zgjedhje.

    Ligji për të hyrë në fuqi duhet fillimisht të nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit- Glauku e nënshkruan atë menjëherë me 2 prill.

    Ligji duhet të nënshkruhet edhe nga Presidenti- Glauku e nënshkruan menjëherë atë me 2 prill

    Ligji duhet të botohet në gazetën zyrtare dhe hynë në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare- Në rastin më të mirë gazeta zyrtare botohet me 6 prill ( me 5 prill e hënë është festë zyrtare). pastaj duhet ta kalojnë 15 ditë që ligji të hyjë ne fuqi.

    Nëse dështon zgjedhja e Presidentit me 6 prill, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe shpallen zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Zgjedhjet duhet të organizohen me ligjin e vjetër.

    Pra, as diaspora nuk mundet me votu në ambasada e konsullata e as Albini e Albulena nuk munden me u kandidu.

    Atëherë pse gjithë ky film? /Front Online

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.