×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nuk është vetëm çështje gjenetike, këto 3 veprime plakin lëkurën para kohe

    FrontOnline
    19 Gusht 2023

    Dëshira për të sfiduar kohën, për t’u dukur më i ri/e re sa jeni në të vërtetë ka lindur bashkë me njeriun dhe nuk është një shpikje e kohëve moderne, por sigurisht që prania e rrjeteve social e stimulon më së shumti. Ndoshta mund t’i fshihni disa vite vetes falë ndonjë filtri të smartphone-t tuaj, por sërish nuk mund ta frenoni këtë proces aq natyral, megjithatë nëse ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe eliminoni 3 veprimet e mëposhtme mund t’ia dilni mbanë. E dini ç’po e plak vërtetë fytyrën tuaj? Lexoni më poshtë:

    1.Nuk konsumoni yndyrna të tretshme: Një regjim ushqimor i pasur me acide yndyore esenciale Omega-3, jo vetem që frenon shfaqjen e parakohshme të rrudhave, por ushqen dhe hidraton lëkurën. Mos e privoni veten nga ky kompnent që gjendet tek peshku, qumështi, bulmeti, avokado etj, pasi në të kundërt lëkura juaj do të vuajë pasojat e para.

    2.Flini në një anë: Të fjeturit në një anë mund të jetë komod për shumë prej jush, por mbështeja e vazhdueshme mbi jastëk shkakton rrudha dhe pezmatime të lëkurës në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekrës. Plus që kur e bëni këtë gjë në anën e majtë ushtroni presion tek zemra. Sipas shumë eskpertëve të fjeturit me shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri e i freskët.

    3. Nuk përdorni krem kundra diellit: Kremi kundra diellit duhet të jetë gjatë gjithë vitit në çantën tuaj të kozmetikës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës. Ekspozimi i tepërt dhe i pakontrolluar në diell është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Mbroni lëkurën nga rrezet e dëmshme UVB dhe UVA duke aplikuar krem me faktor mbrojtë 30-50 dhe që i përshtatet pH-it dhe llojit të lëkurës suaj.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.