×
  • Lajme
  • Lajme

    Norvegjia do ta furnizojë Kosovën me disa respiratorë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Shteti i Norvegjisë pritet ta furnizojë Kosovën me disa respiratorë, për përballimin e situatës me koronavirus Covid-19.

    Kjo është bërë e ditur gjatë një takimi që kanë pasur ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj me ambasadorin norvegjez Jens Erik Grendahl.

    Njoftimi i plotë:

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grendahl, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në përgjigjen ndaj pandemisë Covid-19.

    Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadorin Grandahl për masat e Qeverisë në menaxhimin e kësaj faze te pandemisë dhe ka shprehur falënderimin e tij për kontributin që populli i Norvegjisë i ka dhënë Kosovës për ballafaqim me Covid-19.

    Ai e ka informuar Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra në tërë territorin e Kosovës me qëllim të tejkalimit të situatës rreth pandemisë. Ambasadori Grandahl e ka njoftuar Ministrin Zemaj se në kuadër të ndihmave që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në ballafaqim me pandeminë, gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të arrijnë një numër respiratorësh me të cilët ky shtet do ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve kundër Covid-19.

    Bashkëbiseduesit në këtë takim kanë shprehur përkushtimin që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkohë që qytetarëve u kanë bërë thirrje që të zbatojnë masat e ndërmarra, në veçanti bartjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e higjienës personale e kolektive si mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.