×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Norvegjezi që vrau 77 persona paraqet kërkesë për falje të dënimit

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Vrasësi masiv nga Norvegjia, Anders Breivik, do të aplikojë për falje të dënimit. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij.

    Ekstremisti i djathtë kishte vrarë tetë persona përmes shpërthimit të bombës në Oslo dhe i kishte qëlluar për vdekje 69 të tjerë në një ishull afër kryeqytetit norvegjez. Shumë prej viktimave ishin adoleshentë që po merrnin pjesë në një kamp. Sulmet e tmerrshme i kishte kryer në korrik të vitit 2011.

    Një vit më vonë, ai ishte dënuar me 21 vjet burgim, që është dënimi më i lartë sipas ligjeve norvegjeze. Sidoqoftë, ky dënim mund t’i zgjatet për kohë të pakufizuar më vonë.
    Ndonëse ai do të ketë të drejtë të kërkojë falje të pjesës së mbetur të dënimit pasi t’i ketë kaluar dhjetë vjet në burg – kohë që përmbushet në korrik të vitit të ardhshëm, u përket gjykatave të vendosin nëse lirimi i tij është vendimi i duhur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Me kërkesën e tij, unë kam dërguar kërkesë për falje. Kjo është një e drejtë që të gjithë të burgosurit e kanë dhe ai dëshiron ta përdorë”, tha avokati Oeystein Storrvik.

    Në vitin 2015, Breivik ishte përpjekur ta padiste shtetin norvegjez për t’u liruar nga burgu me arsyetimin se kushtet e rrepta në të cilat po mbahej paraqesin shkelje të të drejtave njerëzore.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.