×
  • Lajme
  • Lajme

    Njihuni me fshatin në Kosovë ku të gjithë banorët kanë një mbiemër por kanë dy fe

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin.

    Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.

    Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.

    Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.

    Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë. /Metro/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të rezultojnë në një test të papritur për Prokurorinë Speciale....
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se edhe këtë vit, Kosova shndërrohet në vendtakim botëror me mbi 1000 pjesëmarrës...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar pas rritjes së pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Janë bërë shumë muaj që kur Ministria e Punëve të Brendshme nuk po arrin të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç”...
    Lajme02 Qershor 2025
    Shefja e inteligjencës shqiptare, kosovarja Vlora Hyseni ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me John Ratcliffe, drejtorin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.