Në Klinikën e Pulmologjisë deri më tani janë të prekur 6 mjekë me këtë virus të cilët tanimë janë shëruar.
Ndërsa, sipas pulmologut Flamur Markut aktualisht vetëm një specializante është pozitive me Covid-19 në këtë Klinikë, e cila është duke marrë trajtimin e duhur.
“Kanë qenë të infektuar 6 mjekë të Klinikës së Pulmologjisë, mirëpo që tanimë janë rikuperuar. Tani aktiv është vetëm një rast, një specializante e cila është aktiv. Të tjerët janë rikuperuar dhe i janë kthyer punës në Klinikë”, ka thënë më tej publomogu Flamur Marku për Front Online.
Alarmon pulmologu kosovar: Në vjeshtë pritet të përkeqësohet situata me Coronaviurus