×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një rra*hje i kushton me tre vjet e gjysmë burgim – 27 vjeçari nga Kosova dëbohet për tetë vjet nga Zvicra

    FrontOnline
    29 Janar 2025

    Tre vjet e gjysmë burgim dhe tetë vjet dëbim nga Zvicra.

    Kaq i kushtoi një kosovar një incident i ndodhur në shtator të 2020-tës në Flawil të Sankt Gallenit në Zvicër.

    Mediat atje raportojnë se 27 vjeçari, e kishte rrahur brutalisht një burrë në prani të fëmijës 10-vjeçar së këtij të fundit, në afërsi të një dyqani të lodrave, transmeton Klankosova.tv

    U deshtë ndërhyrja e një personi të tretë për ta qetësuar situatën.

    I pandehuri në ditën kritike, pas një përplasje verbale e kishte goditur me kokë viktimën e më pas kosovari e kishte goditur me grushte dhe shqelma derisa e kishte humbur vetëdijen, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

    Por, motivi i këtij sulmi nuk është qartësuar plotësisht, derisa avokati i 27-vjeçarit nga Kosova ka pretenduar se viktima e kishte ngacmuar seksualisht klientin e tij më parë.

    Organi i akuzës thotë se ky nuk ishte rasti i vetëm për burrin nga Kosova.

    Dyshohet se ai ishte i përfshirë edhe në disa raste të tjera, përshirë zhvatje, dëmtim prone dhe shkelje të ligjeve të trafikut rrugor.

    Ai kishte kërcënuar një koleg për t’ia marrë 15,000 franga, duke e kërcënuar me dhunë dhe me vdekje familjen e tij.

    Gjithashtu, ai ishte përplasur fizikisht edhe me persona të tjerë në janar të vitit 2022 në St. Gallen.

    Gjatë gjykimit, i pandehuri u mbrojt duke thënë se tani është një person ndryshe, ka rigjetur besimin dhe është kthyer nga një pelegrinazh në Mekë.

    “Ai ka filluar të punojë në sektorin financiar dhe është përkushtuar në kikboks, ku ka rregulla të qarta që ai i respekton. Madje ka përfaqësuar Zvicrën në garat ndërkombëtare dhe synon titullin kombëtar zviceran në kikboks”.

    Megjithatë, gjykata e Qarkut në Wil e vlerësoi rrezikun e tij si të lartë dhe vendosi një dënim të ashpër.

    Ai u dënua me 42 muaj burg dhe u urdhërua të largohej nga Zvicra për tetë vjet. Gjithashtu, ai duhet të paguajë një gjobë dhe shpenzimet procedurale që arrijnë shumën prej 34 mijë e 261 frangash.

    Gjykata gjithashtu nuk e pranoi pretendimin e tij se ai po kanalizonte agresivitetin e tij përmes arteve marciale, duke argumentuar se bazuar në historinë e tij, ekziston një rrezik i lartë që ai të përsërisë sjelljet e dhunshme.

    Ndërkohë, aktgjykimi nuk është ende përfundimtar dhe mbetet të shihet nëse i pandehuri do ta apelojë vendimin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Shkurt 2025
    ShBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Luisvill, Kentaki – Moti i ashpër kaploi tjera të Shteteve të Bashkuara të hënën pasi që stuhitë dimërore përfshin pjesën lindore gjatë...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    “Asnjë diktat nuk mund t'i imponohet Ukrainës”. Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas takimit me liderët e BE-së dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Fisnik Ismaili tha se në obeliskun Newborn s’ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes edhe në kohën sa ishte pjesë e kësaj partie....
    Lajme17 Shkurt 2025
    Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej të cilëve të mitur, që kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut me vetura...
    Lajme17 Shkurt 2025
    17-vjetori i Pavarësisë e gjeti Kosovën pa një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Një javë nga mbyllja e vendvotimeve,...
    Vip17 Shkurt 2025
    Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli janë bërë bashkë për një projekt të veçantë muzikor. Bëhet fjalë për “1432”, një këngë që u...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke postuar një video në Facebook nga parakalimi i...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    “Asnjë diktat nuk mund t'i imponohet Ukrainës”. Kështu u shpreh kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz pas takimit me liderët e BE-së dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.