×
  • Lajme
  • Lajme

    Incident në Mitrovicën e Veriut, Elshani: 12 persona hynë në qytet me flamuj – dyshohet se u sul’muan me gurë nga disa serbë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 prej të cilëve të mitur, që kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut me vetura që kishin simbole kombëtare. Të njëjtit dyshohet se janë sulmuar më pas me gurë nga disa serbë.

    Rastin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

    Elshani tha se të njëjtit janë ndaluar për shkak të kundërvajtjes në trafik – mospajisje me dokumente përkatëse dhe tejkalimit të numrit të pasagjerëve në një veturë.

    “Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamura shqiptarë kanë hy në Mitrovicë të veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndalu dy kerre, në njërin kerr kanë qenë pesë të mitur në kerrin tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”- ka thënë Elshani.

    Elshani tha se gjatë ditës së sotme janë angazhuar që në pjesën veriore mos të ketë provokime me rastin e festimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    “Nuk ka vepër për përdorimin e flamurave, por për këto çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtu ketë rast, pasi që personat janë të mitur”- ka thënë ai./Reporteri

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku duhet të tregojë se  cila është arsyeja që mori masa ndaj tij. Sipas...
    Lajme18 Mars 2025
    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në...
    Lajme18 Mars 2025
    Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Frontal” të T7, se çfarë i tha zyrtari i maskuar...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.