×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për gjilanasin që dha para me fajde

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. A.

    Gjykata Themelore njofton se ekziston dyshimi i bazuar se pandehuri ka dhënë para me fajde në vlerë prej 132.500,00 €uro, për t’i kërkuar pastaj me kamatë prej 30% nga viktima E. I.

    “Në rrethanat e kryerjes së veprës penale, cilësitë personale të pandehurit, mënyra e vrazhdë e kryerjes së veprës dhe presioni i lartë ndaj viktimës E. I., ka sjellë në gjendje të rëndë shpirtërore dhe psiqike.Me këto veprime i pandehuri A. A., dyshohet të ketë kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim thuhet se  urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, është realizuar bastisja në vendbanimin e të pandehurit, me ç‘rast janë konfiskuar si dëshmi para të gatshme 20.300,00 €uro dhe dokumente që ndërlidhen me çështjet inkriminuese.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në këtë fazë të procedurës”, vijon njoftimi.

    Gjykata Themelore njofton se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.