×
  • Kronika
  • Kronika

    Një muaj paraburgim ndaj serbit që dyshohet se bashkë me një grup shtinë me armë e granata dore në drejtim të Policisë, ku u plagos një kapiten

    FrontOnline
    14 Prill 2024

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit S.S., i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

    Gjykatësi i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë e aprovoi si të bazuar, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri S.S me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë duke marrë për bazë faktin se i njëjti ishte arratisur prej kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale, po ashtu mund të fshihet apo të largohet lehtë nga Republika e Kosovës pasi i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Gjykata po ashtu njofton se të shtunën, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, përderisa ishin duke e ekzekutuar një urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll të disa lokacioneve në lidhje me veprën penale të kontrabandimit të mallrave, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të Doganës, kishin shkuar në Zveçan për kontrollimin e objekteve të caktuara dhe pas përfundimit të kontrollit njësitë policore kanë qenë duke lëvizur me mjete të blinduara nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës.

    “Me të arritur në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri S.S. Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë në vendin e incidentit, kishin filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë dhe si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor -Kapiten B.A”, thuhet në njoftim.

    Bëhet e ditur se kndër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhej se i pandehuri dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Thirrje për rezistencë”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm” si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica pas tubimit të kësaj partie në Viti ka shkruar për përkrahjen që kanë...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka njoftuar se bashkë me partiakë, kanë bërë ndezjen e qirinjve para lapidarit...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjës Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike "Liga Steel"...
    Vip15 Janar 2025
    Gresa dhe Vulneti kanë pasur një debat të ashpër pasi Gresa kishte rrëfyer për një rast humaniteti që ajo kishte bërë. “Keni...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.