×
  • Opinione
  • Opinione

    “Një herë vjen vera nga dera”

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    “Një herë vjen vera nga dera” thotë një fjalë e urtë popullore, duke u referuar në më të mirën të cilën e ke pasur, por të cilën nuk do ta kesh më asnjëherë.

    Vera e qeverisë Kurti shkoi shpejt, vetëm për 51 ditë, mu në zenitin më të lartë të diellit, por diellin e fort nuk ditën ta shfrytëzojnë dhe plasi moti i keq, të cilën nuk e priste askush, e as dielli vet. E as ata të cilët mbetën nën rre të dendura, duke shikuar dhe kërkuar lartë me syhapur diellin, por në fakt pas së cilës gjë, nuk janë ende duke e parë se janë të mërdhirë dhe lagur deri në palcë nën rretë e dendura dhe të zeza si futa.

    Nuk janë ende duke e besuar…pason…konfrontimi…protesta…sakrifica… mu deri në fund…

    Me këto fjale do të mund ta shpjegoj pushtetin 51 ditësh të Albinit. Një historiat thuajse 17 vjeçar që prej ditës kur zyrtarisht filloi lufta e një te riu shqiptarë, patriot dhe idealist në mendje dhe zemër të pastër, përball gjithë asaj sesi ishin zhvilluar ngjarjet e pasluftës në Kosove.

    Vrasje politike, zhvatje, hajni, korrupsion etj., me protagonist të njëjtë politik, thuajse gjerë më sot.

    Një periodë tmerri ku një gjeneratë e tërë vazhdon jetën e pasluftës, të humbur, pa perspektivë, mirëqenie, arsimim, siguri, shëndetësi dhe jetë normale.

    Jo vetëm tash, por qysh në fillimin e tij politik gishtat e oponentëve dhe kundërshtarëve të tij politik ishin drejtuar nga Albini si kundërshtarë të cilin kryesisht e etiketonin si një lëvizje naive e pa forcë dhe qesharake. Me ideja thuajse naive dhe me projekte të pamundura për kohën: flamuri, bashkimi kombëtar dhe vetëvendosja. “Jo Negociata, Vetëvendosje”- thoshte Albini me shokët e vet, të pakët por me zë të lartë duke protestuar rrugëve kundër UNMIK-ut, më 12 qershor 2005.

    Ishte fillimi i rrugës politike i Albinit, i vetëm, pa asgjë por i armatosur vetëm me një lloj arme, një barmë ofensive: “konfrontim dhe protesta”. Pikërisht e kundërta e asaj se si rrugëtonte LDK-ja dhe
    lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova, tashmë i sëmurë dhe duke e shpenzuar energjinë e fundit, në heshtje, urtësi dhe në qetësi.

    Një filozofi dhe një shtyllë politike të cilën shqiptaret jo pse e përfaqësuan dhe e dëshironin rishtazi por pse ishte e thurur dhe e pleqnume në qenien e tyre kanunore qysh nga lashtësia.

    Urtësia dhe mençuria, një dogmë e parapëlqyer dhe skalitur thellë tek shqiptarët e Kosovës, por thuajse gjithmonë tragjike në aspektin praktik për qeverisje, duke i përkujtuar të gjithë rilindasit e deri tek Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova, me fatet e tyre tragjikë për ti dalë përballë furtunës së komunizmit, bajraktarizmit, gjakatarëve të paetshëm shqiptarë dhe të pa kompromis për kapjen e pushtetit, kësaj fryme tjetër shqiptare e cila veç se ishte e skalitur në partitë tjera kundërshtare, herë të majta e herë të djathta, varësisht se si frynte flladi i interesave
    politike.

    Ishte një fillim i mire politik për ata të paktë qe ishin ne VV, e të cilët nuk e besoj se e dinin, ndoshta e as Albini vet se ku do ti dal kryet kësaj rruge,. Parimi i tyre kryesor ishte “Bashkimi Kombëtar” Asnjëri nga ata nuk e kanë besuar se ka ndonjë ideologji majtiste apo djathtiste përbrenda lëvizjes, por ideja e bashkimit kombëtar dhe përdhunosja e flamurit kombëtar pas 100 viteve me pakon e Ahtisarit ishte një kauzë e bukur për bashkim dhe fillimin e luftës politike për ata pak idealist te cilët e kishin filluar luftën politike. Politika fuzioniste filloi kur me të drejtë për tu bashkuar lëvizjes kishin te gjithë, patriotët, fetaret, komunistët, nacionalistet, radikalet e liberalet etj. etj., kush më shumë e kush më pak, me rëndësi ishte se e kishin liderin e vet.

    Një dogme tipike ballkanike, tipike internacionaliste ushtarake atëherë kur lideri mendon për gjithçka kurse kokat e ushtarëve nuk shërbejnë për asgjë, vetëm sa për ta vendosur kapelën mbi te. Deri në atë moment kur VV u shpalos si parti e majtë me të gjitha karakteristikat e saja. Duke filluar me përjashtime për secilin të cilëve kokat nuk i shërbejnë për vendosjen e kapelës, por për të menduar..

    Majtizmi shqiptar nuk e tradhtoj filozofinë e së majtës e cila vjen nga pjesa lindore e meridianit 20 e cila filozofi ka lindë dhe e ka zanafillën tek konfrontimi i pa kompromis, lufta kundër klasave, bolshevizmit rus, antimperializmit dhe paranojës konspirative “se dikush po planifikon dhe po kundërshton luftën tonë të drejt për barazi humanizëm dhe mirëqenie sociale, krejt e kundërta e asaj se çka bazohet majtizmi në anën perëndimore të meridianit 200 ku lufta për barazi sociale mbështetet kryesisht në humanizmin njerëzor dhe kishtar, të mundësuar nga mirëqenia e bollshme ekonomike e perëndimit.

    Gjatë gjithë kësaj kohe ishte një katrahure e vërtetë e skenës politike shqiptare ku nuk dihej se çka po hahet dhe çka po pihet, kur politikani bëhet këngëtar, kur këngëtari bëhet deputet, kur miliarderi bëhet shok me një gjysmë analfabet për ta drejtuar politikën, 60.000 veteran të luftës, akademik servil, analistë servil, media me plot cullak e bajrak, servilitet të skajshëm shoqëror etj. etj.

    Në të cilën kohë VV nuk ishte edhe aq e kyçur nëpër këto procese degraduese por duke i ndenjur besnik rrugëtimit të vetë që nga fillimi: konfrontimit, viktimizimi, protestës, flamurit, bashkimit kombëtar, luftës kundër korrupsionit… duke u tregua si nyja e q‘kapjes së lëmshit me të cilën taktikë edhe i fitoi zgjedhjet më 2019 dhe bëri pushtetin me partnerin e koalicionit LDK.

    Por për çudi, pas marrjes së pushtetit inercioni i konfrontimit dhe protestës lideri suprem nuk diti ta frenoj vetëm në nivelin lokal por vazhdoi edhe ne nivelin gjeopolitik regjional dhe ndërkombëtar dhe absurdin me të madh që mund ta bëjë një shqiptar duke filluar pik së pari me aleatin e vetëm shqiptar dhe sponsorin kryesor të pavarësisë se Kosovës SHBA-në angazhimin e tyre serioz për një marrëveshje me Serbinë dhe duke vazhduar me përjashtime të ministrave të partnerit te tij qeverisës, borde, individë, tërthorazi duke provokuar raportin me kryeministrin Shqiptar Edi Rama pa pikë nevoje dhe fikjen e shpresës 17 vjeçare së qytetarëve se ka qeveri të mirë në ketë vend, se ka kush ta drejtoj ketë popull me urtësi dhe mençuri.

    Po pse konflikti, pse i nevojitet Albinit konflikti?? A është ky konflikt mbase si instrument për mbajtjen e pushtetit apo instrument për ta quar kauzën e tyre kryesore “bashkimin kombëtar” deri bnë fund, apo si mënyrë të vetme për ta luftuar korrupsionin ose Serbinë dhe si mundet të arsyetohet konflikti, tash kur Kosovës i nevojitet shumë një lider që do ta shtyj kombin drejt paqës bashkë me ShBA-në të angazhuar seriozisht qe gati një vit për arritjen e një marrëveshje.

    E cila marrëveshje do të ishte një trampolinë e mirë po edhe në forma të mundshme juridike drejt kauzave të VV për bashkim. Bashkim d.m.th. pajtim. Kur je në pushtet është shumë lehtë ta shtrish dorën e pajtimit, është edhe obligim. Mundësia është e madhe për paqe. Liderët e mëdhenjtë kanë ditur të bëjnë pajtime, Skenderbeu pajtoi Hamzain pas një beteje thuajse më të vështirën e tij, e mbështeti me dashuri. Shqiptarët u pajtuan me dashuri në vitet e 90-ta duke falur gjakrat e më të rënda të mundshme. Cezari fali Brutin. Aleksandri vajtoi Darion. Ka edhe liderë të cilët nuk falin, Stalini nuk fali djalin e vet dhe ja vranë si rob lufte.

    “Burrni” dhe ideologji diametralisht të kundërta. Por, cila është arsyeja qe sjellë konfliktin e paarsyeshëm. Konflikti është i lodhshëm është i vështirë ka një arsye dhe një qëllim. Konflikti e ka një fund për të cilin qëllim luftohet. Ai qëllim duhet të jetë i njohur për të gjithë. Po cili është konfrontimi i Albinit. A ma thotë dikush pse lufton ky njeri, kundër kujt. Cili është fundi i konfliktit të tij.

    Konfrontimi vjen nga frika, urrejtja, konflikti i interesit. E gjitha kjo është një “instinkt” dhe sindromi kryesor pse shfaqet paranoja, një proces mendor që dërgon deri në pikën deluzioneve dhe iracionalitetit.

    Mendimi paranoik në mënyrë tipike ka natyrë persekutimin, ose besime konspirative në lidhje me kërcënimin të përceptuar drejtë vetes p.sh. “gjithkush është duke më ndjekur / duke dashur të më lëndojë” Në rastin tonë:se dikush ka bë marrëveshje të fshehtë, jo Stanishiqi, jo Batoni, jo Shpendi, Ambasadat e huaja, Devollët duke vazhduar se dikush dëshiron gjendje të jashtëzakonshme, përpjekje për puç etj. etj.,

    Në disa literatura ka përshkrime për paranojë të “pastër” atëherë kur aftësitë intelektuale të personit të sulmuar mesin të paprekura. Kurse paranoja induktive është ajo paranojë kur paranoiku idejat e veta i bartë dhe i imponon njerëzve të vet të afërm.

    Prandaj me të drejt pyes vetën edhe Albinin. Kur do të bëhet bashkmi i kombit, për të cilën arsye aq shumë të kemi dashtë o Albin. Me ty – Kurrën e Kurrës

    / Front Online / 

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.