×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një bankë franceze raporton 1.26 miliard euro humbje nga pandemia

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Njëra ndër bankat kryesore në Francë, Société Générale, tha të hënën se kriza e pandemisë ka sjellë humbje edhe në çerekun e dytë të vitit për më shumë se një miliard euro dhe e ka detyruar t’i rrisë dispozitat e humbjes në mënyrë të ndjeshme.

    Kjo bankë shënoi humbje neto prej 1 miliard e 260 milionë eurosh për periudhën nga prilli në qershor, ndërsa kishte shënuar fitim prej mbi 1 miliard eurosh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në çerekun e parë të këtij viti, kjo bankë shënoi humbje prej 326 milionë eurosh.

    “Ky çerek viti është ndikuar shumë nga kriza shëndetësore globale dhe pasojat e saj ekonomike”, thuhet në deklaratën e bankës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Të ardhurat neto të bankës ranë për 13.5 për qind dhe nga rënia u ndikuan pothuajse të gjitha fushat e biznesit, me përjashtim të sektorit bankar privat, menaxhimit të aseteve dhe shërbimeve financiare dhe të këshillimit.

    Duke e marrë parasysh gjendjen e paqartë, banka tha se i ka ndarë mënjanë 65 milionë euro për t’i mbuluar humbjet e pësuara gjatë tremujorit.

    Ndonëse shumë banka kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pandemisë, banka BNP Paribas arriti të shënojë fitim neto prej 2.3 miliardë eurosh gjatë tremujorit të dytë falë rritjes së aktivitetit bankar në investime.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Një 60-vjeçar ka vdekur në Durrës sonte në mbrëmje, 26 nëntor,  pasi kishte rënë aksidentalisht nga lartësia, ku ishte duke e rregulluar...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e të martës, protestën e radhës në Tiranë për të kërkuar një...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Pas tre orësh protestë në pikat kryesore të Tiranë, opozita ka përmbyllur protestën e tretë të mosbindjes civile, duke hapur qarkullimin në...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.