×
  • Lajme
  • Lajme

    Nivel i lartë i ekspozimit të qytetarëve ndaj tymit të duhanit, vlerësohet ulët puna e institucioneve

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Duke njohur rëndësinë e të dhënave të përdorimit të duhanit për të udhëzuar qeverinë e një vendi për masat dhe veprimet që duhet të ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga duhani, Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC) ka realizuar një hulumtim të gjerë në shkallë vendi.Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ky hulumtim ka për qëllim parësor matjen e nivelit të ekspozimit të popullatës ndaj tymit të duhanit, vlerësimin e efektivitetit të politikave të kontrollit të duhanit dhe hulumtimin e qëndrimeve të popullsisë së Kosovës ndaj këtyre politikave.

    Metoda e zgjedhur për mbledhjen e të dhënave mbështetet në intervistat individuale “ballë për ballë” të realizuara prej 13 deri 23 shkurt 2020 me më shumë se një mijë persona të moshës 18 vjeçare e më të vjetër të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme në 15 komuna të Kosovës për nevojat e hulumtimit.

    “Gjetjet e hulumtimit kanë vërtetuar se ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%”, thuhet në komunikatë.

    Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.Në pyetjen a ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.

    “Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pakënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak”, thuhet në komunikatë.Tutje thuhet se sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërejtjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst.“Për vërejtjet me tekst 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive.

    Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive”, thuhet në komunikatë.Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.

    ‘Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit. Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse – zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.Përmbledhjen e të gjeturave kryesore të hulumtimit mund ta gjeni në “fact sheet”-in e bashkangjitur krahas kësaj komunikate, ndërsa raportin e plotë të hulumtimit në vegzën:

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.