-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA në tetor pritet ta fillojë procesin e zgjedhjeve të brendshme

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    NISMA Socialdemokrate në fillim të tetorit pritet të fillojë procesin për zgjedhjet e brendshme, shkruan Front Online.

    Ky vendim është marre sot në mbledhjen e partisë së tyre, ku u diskutua edhe për pranimin e anëtarëve të rinjë.

    Gjithashtu, aty u vlerësua edhe arritja e marrëveshjes Ekonomike në Uashington.

    I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm.

    “Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë është një momentum i mirë për Kosovën nëse do kemi vullnet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për ta shfrytëzuar siç duhet. Marrëveshja e nënshkruar në asnjë pikë nuk është kundër interesave të vendit tonë. Ne si Nismë vlerësojmë se delegacioni ynë në Uashington ka qenë në nivel të detyrës dhe e kemi mbështetur fuqishëm atë që ata kanë arritur. Marrëveshja në Uashington është tejet e rëndësishme për Kosovën për faktin se veç aspektit ekonomik do ta ndihmoj vendin tonë edhe në aspektin gjeostrategjik, sepse kjo nënkupton edhe një rikthim gjeostrategjik të SHBA-së në rajon”, ka thënë kryetari Limaj.

    Postimi i plotë nga NISMA:

    NISMA në tetor fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme, nga i cili do të del më e konsoliduar dhe më e fortë

    NISMA Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me anëtarët e kryesisë së zgjeruar, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjet organizative të partisë, konkretisht rreth parapërgatitjeve për fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor.

    Në ketë mbledhje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka informuar anëtarët e kryesisë së zgjeruar rreth zhvillimeve më të fundit politike, me theks të veçantë lidhur me rikthimin e shtetit tonë në dialog dhe Marrëveshjen e Uashingtonit.

    Lidhur me rikthimin e Kosovës në dialog, kryetari Limaj theksoi se, ka qenë përkushtim i vazhdueshëm i yni si Nismë, sepse kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë që rikthimi në dialog është një hap i rëndësishëm për vendi, megjithëse 3 vite i kemi humbur pa ndonjë arsye, por për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe kryeneçësisë politike. Gjithsesi, kryetari Limaj tha se, NISMA mbështet dialogun që nxjerrë në pah kohën e zgjatjes së dialogut dhe mbi të gjitha ne mbështesim vetëm dialogun për njohje reciproke. Ne kemi propozuar që të jemi sa më unik dhe përkrah me njëri tjetrin në mënyrë që sfidat që i kemi përpara ti tejkalojmë sa më lehtë, gjithnjë pa e luhatur dhe dëmtuar stabilitetin e vendit tonë.

    Çështje tjetër e rëndësishme për të cilën kryetari Limaj ka folur në ketë mbledhje, ka qenë edhe marrëveshja e Uashingtonit.

    “Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë është një momentum i mirë për Kosovën nëse do kemi vullnet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për ta shfrytëzuar siç duhet. Marrëveshja e nënshkruar në asnjë pikë nuk është kundër interesave të vendit tonë. Ne si Nismë vlerësojmë se delegacioni ynë në Uashington ka qenë në nivel të detyrës dhe e kemi mbështetur fuqishëm atë që ata kanë arritur. Marrëveshja në Uashington është tejet e rëndësishme për Kosovën për faktin se veç aspektit ekonomik do ta ndihmoj vendin tonë edhe në aspektin gjeostrategjik, sepse kjo nënkupton edhe një rikthim gjeostrategjik të SHBA-së në rajon”, ka thënë kryetari Limaj.

    Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në ketë mbledhje ka folur për vizionin politik që duhet të vazhdojmë të ndjekim si Nismë. Kryetari i Këshillit Kombëtar tha se dikasteret që drejtojnë ministrat tanë duhet të jenë në çdo moment në shërbim të qytetarëve të vendin tonë. Ai tha se ne të gjithë duhet të bëhemi zëdhënës të reformave që po ndërmarrin ministrat e Nismës në ketë mandat qeverisës, sepse janë reforma që në thelb kanë të mirën e qytetarit dhe vendit.

    Gjithashtu, në ketë mbledhje u diskutua edhe për fillimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të partisë. Lidhur me ketë, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur më gjerësisht rreth këtij procesi, ku dhe ka njoftuar se nga data 1 tetor i këtij viti, do të hapet procesi për regjistrimin e anëtarëve të rinj në subjektin tonë politik, në mënyrë që NISMA të jetë e gatshme dhe me energji të reja karshi sfidave që e presin vendin.

    Në këtë mbledhje u mor vendim që nga data 1 tetor deri më 15 nëntor 2020 të mbahen të gjitha Kuvendet Zgjedhore nëpër degët e Nismës Socialdemokrate.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Gusht 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur dje mes një automjeti dhe një biçiklete në Bresje të Fushë-Kosovës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i...
    Lajme11 Gusht 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë e rënë gjatë javës së dytë të gushtit 1998 në Luftën Çlirimtare të Kosovës....
    Kronika11 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra në Fushë-Kosovë, të dyshuara për sulm fizik ndaj dy viktimave të tjera. Ngjarja ndodhi në...
    Të tjera
    Kronika11 Gusht 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur për tre të arrestuar në Malishevë. Policia theksoi se janë përdorur edhe armët. Njoftimi: VETËGJYQËSI...
    Lajme11 Gusht 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, në një prononncim për FrontOnline ka vënë në pah se shpenzimet rreth 20 milionë euro për...
    Bota/Rajoni11 Gusht 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që personat pa strehë të largohen menjëherë nga Uashington DC, duke premtuar se do të luftojë...
    Sport11 Gusht 2025
    Tottenhami po mendon të përforcohet në sulm. Ata kanë hedhur sytë te lojtari i Manchester Cityt, Savinho i cili shihet si zëvëndësues...
    Bota/Rajoni11 Gusht 2025
    Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë. Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti...
    Lajme11 Gusht 2025
    Reagim ndaj shpenzimeve të mëdha ka pasur edhe nga ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili ka theksuar se Qeveria aktuale është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.