×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA në tetor pritet ta fillojë procesin e zgjedhjeve të brendshme

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    NISMA Socialdemokrate në fillim të tetorit pritet të fillojë procesin për zgjedhjet e brendshme, shkruan Front Online.

    Ky vendim është marre sot në mbledhjen e partisë së tyre, ku u diskutua edhe për pranimin e anëtarëve të rinjë.

    Gjithashtu, aty u vlerësua edhe arritja e marrëveshjes Ekonomike në Uashington.

    I pari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm.

    “Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë është një momentum i mirë për Kosovën nëse do kemi vullnet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për ta shfrytëzuar siç duhet. Marrëveshja e nënshkruar në asnjë pikë nuk është kundër interesave të vendit tonë. Ne si Nismë vlerësojmë se delegacioni ynë në Uashington ka qenë në nivel të detyrës dhe e kemi mbështetur fuqishëm atë që ata kanë arritur. Marrëveshja në Uashington është tejet e rëndësishme për Kosovën për faktin se veç aspektit ekonomik do ta ndihmoj vendin tonë edhe në aspektin gjeostrategjik, sepse kjo nënkupton edhe një rikthim gjeostrategjik të SHBA-së në rajon”, ka thënë kryetari Limaj.

    Postimi i plotë nga NISMA:

    NISMA në tetor fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme, nga i cili do të del më e konsoliduar dhe më e fortë

    NISMA Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me anëtarët e kryesisë së zgjeruar, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjet organizative të partisë, konkretisht rreth parapërgatitjeve për fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor.

    Në ketë mbledhje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka informuar anëtarët e kryesisë së zgjeruar rreth zhvillimeve më të fundit politike, me theks të veçantë lidhur me rikthimin e shtetit tonë në dialog dhe Marrëveshjen e Uashingtonit.

    Lidhur me rikthimin e Kosovës në dialog, kryetari Limaj theksoi se, ka qenë përkushtim i vazhdueshëm i yni si Nismë, sepse kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë që rikthimi në dialog është një hap i rëndësishëm për vendi, megjithëse 3 vite i kemi humbur pa ndonjë arsye, por për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe kryeneçësisë politike. Gjithsesi, kryetari Limaj tha se, NISMA mbështet dialogun që nxjerrë në pah kohën e zgjatjes së dialogut dhe mbi të gjitha ne mbështesim vetëm dialogun për njohje reciproke. Ne kemi propozuar që të jemi sa më unik dhe përkrah me njëri tjetrin në mënyrë që sfidat që i kemi përpara ti tejkalojmë sa më lehtë, gjithnjë pa e luhatur dhe dëmtuar stabilitetin e vendit tonë.

    Çështje tjetër e rëndësishme për të cilën kryetari Limaj ka folur në ketë mbledhje, ka qenë edhe marrëveshja e Uashingtonit.

    “Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë është një momentum i mirë për Kosovën nëse do kemi vullnet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për ta shfrytëzuar siç duhet. Marrëveshja e nënshkruar në asnjë pikë nuk është kundër interesave të vendit tonë. Ne si Nismë vlerësojmë se delegacioni ynë në Uashington ka qenë në nivel të detyrës dhe e kemi mbështetur fuqishëm atë që ata kanë arritur. Marrëveshja në Uashington është tejet e rëndësishme për Kosovën për faktin se veç aspektit ekonomik do ta ndihmoj vendin tonë edhe në aspektin gjeostrategjik, sepse kjo nënkupton edhe një rikthim gjeostrategjik të SHBA-së në rajon”, ka thënë kryetari Limaj.

    Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në ketë mbledhje ka folur për vizionin politik që duhet të vazhdojmë të ndjekim si Nismë. Kryetari i Këshillit Kombëtar tha se dikasteret që drejtojnë ministrat tanë duhet të jenë në çdo moment në shërbim të qytetarëve të vendin tonë. Ai tha se ne të gjithë duhet të bëhemi zëdhënës të reformave që po ndërmarrin ministrat e Nismës në ketë mandat qeverisës, sepse janë reforma që në thelb kanë të mirën e qytetarit dhe vendit.

    Gjithashtu, në ketë mbledhje u diskutua edhe për fillimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të partisë. Lidhur me ketë, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur më gjerësisht rreth këtij procesi, ku dhe ka njoftuar se nga data 1 tetor i këtij viti, do të hapet procesi për regjistrimin e anëtarëve të rinj në subjektin tonë politik, në mënyrë që NISMA të jetë e gatshme dhe me energji të reja karshi sfidave që e presin vendin.

    Në këtë mbledhje u mor vendim që nga data 1 tetor deri më 15 nëntor 2020 të mbahen të gjitha Kuvendet Zgjedhore nëpër degët e Nismës Socialdemokrate.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Asamblistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani në një prononcim për “Front Online” thotë se në veri jo krejt qytetarëve...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha i ka cekur disa konkurrentë me të cilët nuk dëshiron të “merret”. Po ashtu,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Xheneta dhe Anisa kanë krijuar raport të mirë mes vete edhe pse kjo e fundit ka pak ditë që i është bashkuar...
    Vip22 Nëntor 2024
    A ka tentuar Burimi ta puthë Lelën? Lidhur me këtë, Burimi ka folur me Anën dhe Sarën, të cilave iu thotë se...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani vlerëson se shpërndarja e faturave në veri janë me shuma marramendëse. Ai...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar pasi Prokuroria ka filluar hetimet për 1700 kontrata burimore. Ai tha se Qeveria Kurti ka lidhur kontratat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.