Në shenjë kujtimi për vdekjen tragjike të të riut Albert Krasniqi nga Malisheva të rinjtë e Nismës Socialdemokrate dhe dega e Nismës në Malishevë kanë ndezur qirinj në parkun e qytetit në këtë komunë.
Zv/kryeministrja Albulena Balaj Halimaj tha se nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj dhimbjen për humbjen e Albertit. Ajo tha se Alberti ishte djalë shembullor dhe i dashur për të gjithë.
“Sonte jemi për të ndezur qirinj dhe për të shprehur dhimbjen që kemi për vdekjen e Albertit”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Ndërsa kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj tha se familja ka humbur një djalë të jashtëzakonshëm, ndërsa Nisma një aktivist të pashoq.Ai tha se Alberti tani më së shumti i duhej familjes, komunës dhe vendit, por që iku padrejtësisht nga kjo botë.