×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nis shebmja e teatrit në Tirnaë, reagon Lëvizja Vetëvendosje

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Në orët e para të mëngjesit ka nisur shembja e godines së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

    Në ndihmë të tyre kanë qenë forca të shumta të Policisë dhe RENEA, të cilët kanë ndërhyrë për të nxjerrë jashtë aktorët që ndodheshin brenda godinës.

    Shembja ka nisur në orën 04:30 të mëngjesit. U tentua të ndërhynte për ta ndaluar shembjen por nuk u arrit. Gjithashtu disa përfaqësues të shoqërisë civile janë arrestuar.Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri ka reaguar duke thënë se dhuna policore nuk ka për ta ndalur rezistencën qytetare.

    “Me qindra forca policore, të armatosura me armë automatike, kanë ndërhyrë sot dhunshëm, rreth orës 4:30 të mëngjesit, në hapësirën publike të Teatrit Kombëtar, Monument Kulture, duke arrestuar qytetarë dhe aktivistë të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, që kanë qëndruar mbi dy vite në mbrojtje të këtij Monumenti Kulture. Mes të arrestuarëve është edhe aktivistja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Megi Mustafaraj. Forcat e Policisë kanë përdorur edhe sprej piperi, gazin lotsjellës dhe mjete të tjera dhune për të larguar protestuesit që po mbronin këtë kompleks të Trashëgimisë Kulturore në zemër të Tiranës, e shpallur nga organizata pan-evropiane “Europa Nostra” si vlerë e spikatur e trashëgimisë kulturore evropiane. Menjëherë pas ndërhyrjes policore janë futur fadromat që kanë shembur pjesët ballore të dy objekteve kryesore të kompleksit të Teatrit Kombëtar”, thuhet në reagim.

    VV ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestueseve, duke thënë se rezistenca qytetare ndaj këtij krimi të shumëfishtë do të vazhdojë.“Teatri do ringrihet, bashkë me të dhe populli”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.