×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nike , Adidas”, kapen mallra të kontrabanduara të këtyre markave

    FrontOnline
    06 Maj 2022

    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe sekuestruar mallra të markave të njohura që dyshohet se janë kontrabanduar.

    Sipas policisë ato janë gjetur në një shtëpi private në Ferizaj.

    “Sot me 06 maj 2022, njësia e task forcës kufitare ka pranuar një informatë nga njësia e inteligjencës dhe analizës së riskut DRK Lindje, se në një depo, garazhë dhe në një shtëpi private në Ferizaj, dyshohet se gjenden mallra të kontrabanduara. Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera”, thuhet në njoftim.

    Në vendngjarje kanë dalur edhe Dogana e Kosovës dhe ATK-ja.

    Njoftimi i plotë:

    Sot me 06 maj 2022, njësia e task forcës kufitare ka pranuar një informatë nga njësia e inteligjencës dhe analizës së riskut DRK Lindje, se në një depo, garazhë dhe në një shtëpi private në Ferizaj, dyshohet se gjenden mallra të kontrabanduara.

    Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera.

    Me urdhër verbal të organeve të drejtësisë pas lokalizimit janë kryer bastisjet të cilat kanë rezultuar me gjetjen e disa mallrave komerciale të dyshuara për kontrabandim, të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.

    Nga Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare në vend të ngjarjes janë ftuar edhe njësitet relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar të kontrabanduara.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Doganën e Kosovës dhe ATK-në do të vazhdoj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme10 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu thotë për “Front Online” se kushtëzimi i draft-Asociacionit në Kushtetuese si kusht për antëtarësimin...
    Lajme10 Maj 2024
    Me rastin e shënimit të edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë...
    Lajme10 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani, me këtë rast ka vizituar...
    Të tjera
    Lajme10 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se nga 10 maji deri më 9 gusht 2024 të gjithë qytetarët mund...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...
    Lajme10 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe tek varrezat e martirëve e dëshmorëve të kombit në Çabrat të Gjakovës. Siç njofton...
    Lajme10 Maj 2024
    Ditë më parë nga Këshilli i Evropës kanë bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës aktualisht nuk është në agjendën...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e...
    Bota/Rajoni10 Maj 2024
    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.