Bernard Nikaj, kandidat i PDK-së për deputet, në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka thënë se Bedri Hamza duhet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës për të mirën e vendit.
“E thotë slogani i fushatës tonë, që ta bëjmë Kosovën më të mirë duhet ta kemi Bedri Hamzën kryeministër. Realisht slogani i partisë në këto zgjedhje është për një Kosovë më të mirë, Bedri Hamza për kryeministër. Besoj që edhe me fushatë, edhe me përvojë të më hershme edhe me kompetencë edhe me ndershmëri. Zotëri Bedri Hamza e ka vërtetuar që është kandidati më i mirë ekzistent në skenën politike për të qenë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Zotëri Hamza në të gjitha tubimet politike të cilat ne i kemi me përkrahës të PDK-së flet me respekt edhe për oponentë politik edhe partitë e tjera të cilat janë në garë, sepse zotëri Hamza pikë së pari e repekston secilin qytetarë të Republikës së Kosovës dhe nuk i ndan ata në njerëz të cilët janë me PDK-në dhe njerëz të cilët janë me partitë e tjera siç bën kryeministri aktual”, theksoi Nikaj.
Sipas Nikajt, Hamza dhe Kurti dallojnë shumë, kështu duke dhënë edhe disa arsye përse Hamza është më i mirë se Kurti.
“Kryeministri Kurti qytetarin e ndan në përkrahës dhe në ata që nuk e përkrahin, ky është dallimi esencial në mënyrën se si këta të dy (Hamza dhe Kurti), e shohin politikën e mos të flasim për kompetencën të cilën e ka edhe kandidati jonë për kryeministër”, deklaroi Nikaj.
Ai po ashtu theksoi se edhe programi i PDK-së bazohet në problemet elementare të qytetarëve dhe premtimet e dhëna janë të realizueshme.
“Edhe programi jonë por edhe lista e kandidatëve për deputetë për ta impelmentuar një program i cili është i fokusuar në çështjet për të cilat qytetarët e Kosovës flasin në tavolinën e darkës. Do të thotë për të impelmentuar një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për të përmirësuar infrastrukturën e vendit, për të krijuar një ambient më të mirë për bizneset, për të implementuar një arsim më të mirë fokusuar në të ardhmen, për të implementuar një shëndetësi e cila e ka pacientin në qendër dhe me do e mos për të ndërtuar një Kosovë e cila është e sigurt dhe e integruar edhe në rajon edhe në BE edhe në institucione të tjera. Andaj arsyet përse zotëri Hamza dhe programi i PDK-së, lista e PDK-së duhet përkrahur në zgjedhjet e ardhshme janë të bollshme e posaçërisht edhe për mënyrën se si e kemi bërë fushatën, për respektin që i është bërë qytetarit të Kosovës për t’i dëgjuar brengat e tyre por edhe për të ofruar zgjidhje të cilat janë realiste dhe jo zgjidhje të cilat janë vetëm premtime që nuk shkojnë askund”, u shpreh Nikaj ndër të tjerash.