×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritën çmimet e bukës, pemëve, veshjeve e pajisje shtëpiake

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2020, viti bazë 2015=100.

    Përmes një komunikate për medie, ASK-ja bën të ditur se inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte (-0.3%) në muajin maj 2020, krahasuar me muajin prill 2020.

    “Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-5.9%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-0.4%) – (rënie e çmimeve të gazit dhe drunjve për ngrohje); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-2.6%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4 për qind) në IHÇK”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.4%); pemë (2.1%); veshje (0.6%); pajisje shtëpiake (1.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në IHÇK.

    Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe pa ndonjë ndikim në IHÇK.

    Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2020 me muajin maj 2019 ishte 0.2%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.9%); mish (2.7%); qumësht, djathë dhe vezë (5.9%); vajra dhe yndyrëra (3.5%); pemë (13.3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4.7%); produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj., (3.1%); kafe, çaj dhe kakao (8.0%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemë dhe perime (2.6%); pije alkoolike (0.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (0.5%) – (ngritje e çmimeve të drunjve për ngrohje); pajisje shtëpiake (1.3%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1.5%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (5.1%); shërbime ambulatore (7.3%); blerje e automjeteve (1.3%); shërbime hoteliere (2.6%); gjëra personale (4.1%); sigurime (19.3%) – (ngritje e çmimeve të sigurimeve të automjeteve), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.0 për qind në IHÇK.

    Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (-10.5%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-18.8%) – (rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.8 për qind) në IHÇK.

    Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe pa ndonjë ndikim në IHÇK. Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.