×
  • Kronika
  • Kronika

    Ngrihet aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Trepçës, akuzohen për këto vepra penale

    FrontOnline
    15 Prill 2024

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj katër zyrtarëve te ndërmarrjes “Trepça” për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj njërit prej tyre edhe për “Konflikt interesi”.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, dhe ndaj Xh.T, edhe për veprën penale “Konflikti i interesit”.”

    Komunikata e plotë:

    Mitrovicë, 15 prill 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, dhe ndaj Xh.T, edhe për veprën penale “Konflikti i interesit”.

    Të pandehurit H.U., Q.B., S.I., akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare me qëllim që personi A.T., të përfitojë dobi, ashtu që duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs.

    Ndërsa, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T., ashtu që konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë (8) ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre (3) kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

    Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të “Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik“ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën “Vozitës“ në këtë ndërmarrje.

    Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Miliona banorë të pjesës jugore të Kalifornisë po përballen me një situatë të re të rrezikme të mërkurën. Autoritetet bënë një paralajmërim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.