Studiuesit e Harvardit paralajmërojnë se konsumimi i vetëm dy porcioneve të mishit të kuq në javë mund të ndikojë ndjeshëm në shfaqjen e diabetit.
Një studim gjithëpërfshirës i botuar në The American Journal of Clinical Nutrition shqyrtoi zgjedhjet e ushqimit dhe zbuloi se rreziku i diabetit mund të rritet me marrjen e tepërt të mishit të kuq.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se zëvendësimi i këtij mishi me proteina të shëndetshme, me bazë bimore, si arra ose bishtajore, ose sasi të moderuara të produkteve të qumështit, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të kësaj sëmundjeje.
Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga studimet e mëparshme që përfshinin gjithsej 216,695 pjesëmarrës. Zakonet e të ngrënit të kësaj popullate u vlerësuan përmes një pyetësori për shpeshtësinë e marrjes së ushqimit çdo dy deri në katër vjet deri në moshën 36 vjeçare. Gjatë asaj kohe, më shumë se 22,000 pjesëmarrës zhvilluan diabetin e tipit 2.
Rishikimi i gjerë i çoi shkencëtarët në përfundimin se konsumi i mishit të kuq të përpunuar dhe të papërpunuar ishte i lidhur ndjeshëm me një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Ata që konsumonin sasinë më të madhe të mishit të kuq ishin në një rrezik 62 për qind më të lartë se ata me konsumin më të ulët. .
Në ndryshim nga kjo përqindje, ata që konsumonin ushqime të bazuara në burimet e proteinave me bazë bimore si arrat dhe bishtajore kishin një rrezik 30 për qind më të ulët, ndërsa ata që zëvendësuan mishin e kuq me produkte qumështi reduktuan rrezikun e zhvillimit të diabetit me 22 për qind.
Pra, çfarë sasie të mishit të kuq lejohet?
“Duke pasur parasysh gjetjet tona dhe punën e mëparshme të të tjerëve, një kufizim prej rreth një porcioni mishi të kuq në javë do të ishte i arsyeshëm për ata që duan të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, tha profesori dhe autori i studimit Dr. Walter Willett./FrontOnline/