×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ngrënia e këtyre llojeve të drithërave mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

    FrontOnline
    11 Tetor 2022

    Një studim i ri që po prezantohet këtë javë në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë “Lindja e Mesme 2022”, së bashku me Kongresin e 13-të të Shoqërisë Kardiake të Emirateve, raporton se ngrënia e më shumë drithërave të rafinuara lidhej me një rrezik më të madh për sëmundjen e parakohshme të arterieve koronare (PCAD).

    Përveç kësaj, konsumimi i drithërave të plota shoqërohej me rrezik të reduktuar.

    Sëmundja e arterieve koronare (CAD) karakterizohet nga reduktimi i rrjedhjes së gjakut në muskulin e zemrës, për shkak të grumbullimit të pllakave atero-sklerotike në arteriet e zemrës. Konsiderohet si e parakohshme kur zhvillohet në një moshë më të hershme sesa pritej përgjithësisht. Për këtë studim, ato mosha e grave ishte 55, ndërkaq ajo e burrave 65 vjeç.

    PCAD mund të çojë në dhimbje gjoksi ose sulm në zemër pasi arteria koronare ngushtohet ose pllakat çahen dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut.

    Pirja e duhanit, kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti i vënë njerëzit në rrezik më të madh për zhvillimin e kësaj gjendje.

    Ky studim është i rëndësishëm sepse është një nga të parët që shikon se si lloji i drithit të ngrënë lidhet me sëmundjet e zemrës në një popullatë të Lindjes së Mesme. Pjesëmarrësit në studim ishin të gjithë shtetas të Iranit.

    Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Mohammad Amin Khajavi Gaskarei, MD, i Qendrës së Kërkimeve Kardiovaskulare në Isfahan dhe Institutit të Kërkimeve Kardiovaskulare në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Isfahanit në Iran, rekrutoi dymijë e 99 njerëz me PCAD nga spitale të ndryshme iraniane, të cilët i ishin nënshtruar angiografisë koronare.

    Në total, njëmijë e 168 persona kishin arterie koronare të shëndetshme, ndërsa njëmijë e 369 kishin CAD me bllokime të barabarta ose mbi 75 për qind në të paktën një arterie koronare ose të barabartë ose mbi 50 për qind e kishin të bllokuar arterien koronare kryesore të majtë.

    Dieta e tyre u vlerësua duke përdorur një pyetësor të frekuencës së ushqimit për të parë se sa drithëra të plota ose të rafinuara po merrnin përpara se të diagnostikoheshin me sëmundje të zemrës.

    Pas analizës së të dhënave, u zbulua se marrja më e lartë e drithërave të rafinuara shoqërohej me rritjen e rrezikut të PCAD. Marrja më e lartë e drithërave të plota, nga ana tjetër, ishte e lidhur me uljen e rrezikut.

    Konferenca u mbajt nga7-9 tetor 2022 në Dubai.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.