×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ngjitja shkallëve ul përqindjen e rrezikut të kancerit fatal

    FrontOnline
    16 Gusht 2023

    Të dhënat nga një milion meshkuj në Suedi treguan se mbajtja në formë ndihmon në mbrojtjen kundër të paktën nëntë llojeve të tumoreve.

    Një zemër dhe mushkëri më e fortë midis moshës 16 dhe 25 vjeçare, shoqërohet me një shans më të ulët të tumoreve të qafës, fytit, stomakut, pankreasit, mëlçisë, zorrëve, veshkave ose mushkërive në moshën e mesme.

    Në rastin më të mirë, rreziku i kancerit të mushkërive ishte 42 për qind më i ulët se te njerëzit joaktivë.

    “Ky studim tregon se fitnesi më i madh te të rinjtë e shëndetshëm lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të 10 nga 18 kanceret e hetuara. Këto rezultate mund të përdoren në politikat e shëndetit publik, duke forcuar nxitjen për të rritur fitnesin kardiorespirator te të rinjtë”, ka deklaruar dr. Aron Onerup nga Universiteti i Goteborgut për British Journal of Sports Medicine.

    Personat që morën pjesë në studim janë analizuar për 33 vjet, ndërsa të dhënat sugjerojnë se shumica e kancereve zbulohen para moshës 60 vjeçare.

    Sondazhet tregojnë se gjysma e femrave dhe një e treta e meshkujve nuk ushtrohen. Ndërkohë, rreth 50 për qind e fëmijëve janë aktivë çdo ditë dhe një në tre është me mbipeshë.

    NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli) thotë se të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime të moderuara në javë, ndërsa fëmijët duhet të synojnë për një orë aktivitet në ditë.

    Rreziku i kancerit mund të zvogëlohet duke mbajtur një peshë të shëndetshme, duke balancuar nivelet e hormoneve, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe sheqerin, si edhe duke forcuar sistemin imunitar.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ekipet përgjegjëse janë angazhuar që rrugët të jenë të kalueshme pas reshjeve të borës. Ai...
    Lajme11 Janar 2025
    Sot, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, kanë filluar kërkimet për Arban Hisarin, 26 vjeç, nga Prizreni, i cili është raportuar...
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.