×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, viziton Komunwn e Obiliqit, ku së bashku me kryetarin Xhafer Gashi, do të zhvillojnë një takim me qytetarët dhe të rinjtë e Obiliqit, me fokus tek sfidat mjedisore, trajtimi i tyre dhe ndikimi në shëndet. (Palestra Sportive “Adem Jashari”, në Obiliq, ora 10:00)

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”me kryeministrin Avdullah Hoti dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

    Bëhet promovimi i projektit të Filigranit – Rikthimi i zejeve të vjetra, projekt i realizuar nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik. Nesër. (Objekti i Filigranit në Prizren, ora 10:00)

    Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportet vjetore të Zyrës Kombëtare të Auditimit; të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 10:30)

    Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) mban tryezën me temën “Ligji për Paga dhe papunësia në radhët e mjekëve”. (Hotel “Diamond”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 10:30)

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bënë homazhe në përvjetorin e vdekjes së Hilmi Haradinajt (Varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ora 11:00)

    Përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë zhvillojnë disa aktivitete në pikat e peshoreve. (Nisja e organizuar me gazetarët bëhet nga MTI-ja, 11:00)

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton iniciativën e komisionit për t’iu adresuar komisioneve parlamentare për punë të jashtme të vendeve të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e korridorit ajror Shqipëri – Kosovë, mes ASHNA dhe ALBCONTROL nga Shqipëria. (Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ora 11:00)

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me gjendjen në ndërmarrjen “Trepça” dhe ndërmarrjet publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, pa prezencën e mediave. (Salla C-301, ora 14:00)

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përuron laboratorin e parapaketimit. (Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, ora 14:00)

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon vizitë dhe nderime në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit, me rastin e 77-të vjetorit të lindjes së ideologut, politologut, profesorit të çështjes kombëtare. (Krushë e Madhe, Rahovec, ora 19:00)

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvillon takim me strukturat dhe asambleistët e AAK-së në Istog (Dega e AAK-së në Istog, ora 19:30).

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.