Një person mbeti i vrarë ndërsa 4 të tjerë të plagosur pasi një vinçu rrëzua në një kantier ndërtimi në Londër ditën e sotme (8 korrik).

Vinçi rreth 20 metra i lartë u rrëzua në kantierin, Boë në East London ku po bëheshin punime për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Dy persona u plagosën rëndë në kokë dhe u dërguan menjëherë në spital, ndërkohë që dy persona të tjerë morën ndihmë të menjëhershme në kantier.

Fatkeqësisht një person ndërroi jetë i si pasojë e plagëve të marra.