Policia e Kosovës raportoi se mbrëmë në ora 21:00 në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës dyshohet se një 17-vjçar i ka dhënë fund jetës.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj i tha KosovaPress-it, se familjarët e kanë dërguar në spital ky aty mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut.
“Në fshatin Rogovë. Një 17-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë. Familjarët e kanë dërguar në spitalin e Gjakovë. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Rast ka ndodhur rreth orës 21:00. Në vendngjarje janë dalë policia”, tha Gjurkaj.
Megjithatë, ende nuk bëhen të ditura rrethanat që çuan 17-vjeçarin drejt këtij vendimi ekstrem.
SHËNIM: Linja e jetës është qendër telefonike për parandalimin e vetëvrasjes. Në linjë, vullnetarë të trajnuar nga ekspertë internacional i përgjigjen telefonatave të personave të cilët kanë mendime për vetëvrasje. Çdo thirrje është plotësisht anonime dhe trajtohet pa gjykime nga ana e vullnetarëve. Thirrni falas në: 0800 12345.