Qytetarët e komunës së Prishtinës nga sot do të kenë mundësinë që të aplikojnë në mënyrë online për të marrë leje të ndërtimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
“Sot lansuam sistemin “Aplikacioni online për leje ndërtimi” si Komuna e parë e në Republikën e Kosovës dhe në rajon e cila digjjitalizon procedurën për leje ndërtimi. Përmes këtij aplikacioni do të mundësohet digjitalizimi i tërë procedurave të aplikimit dhe procesit të trajtimit të kërkesave. Deri më tani procedura e trajtimit të kërkesave ka qenë manuale ku palët kanë aplikuar fizikisht në Drejtorinë e Urbanizmit”.
Njoftimi i plotë: