×
  • Sport
  • Sport

    Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Dje (e martë), drejtori sportiv i klubit Drita, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë apo të afërt të tij ka sulmuar kryetarin e tifogrupit ‘Intelektualët’, Taulant Byqmetin, në një nga lokalet e qytetit, pas disa mosmarrëveshjeve pas ndeshjes së Kupës së Kosovës, mes klubit gjilanas dhe Prishtinës.

    Drita humbi nga Prishtina në vazhdime me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës dhe u eliminua nga gara.

    Humbja shkaktoi tension në shkallët e stadiumit me bari sintetik në Gjilan, me tifogrupin “Intelektualët” që kërkonin llogari dhe shanin drejtuesit e ekipit dhe stafin e Dritës.

    Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, gjëja do të bëhej më e madhe, kur kryetari i ‘Intelektualëve’, Taulant Byqmeti do të sulmohej në një nga lokalet e qytetit, lokal i cili thuhet se është nën pronësi të tij.

    Në një video të publikuar nga RTV Dukagjini, pretendohet se sulmuesit janë drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi, së bashku me disa shokë të tij, të cilët thuhet se janë të afërm me të dhe drejtuesit e tjerë të Dritës.

    Menjëherë pas rrahjet së Byqmetit ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka ftuar në intervistim të dyshuarit.

    “Dje rreth orës 18:10, Njësitet Policore të Stacionit Policor Gjilan kanë reaguar në një rast të raportuar se në një kafiteri të qytetit në Gjilan disa persona kanë sulmuar fizikisht pronarin e kafiterise”.

    “Për këtë rast, Policia ka vepruar duke arrestuar tre persona të dyshuar të cilët kanë marrë pjesë në këtë rast. Te dyshuarit janë intervistuar në lokalet policore të Stacionit Policor Gjilan dhe do ndermirën veprime ligjore ne koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka konfirmuar për Telegrafin kapiteni Rashit Rashiti nga Policia e Gjilanit.

    Disa orë më vonë, është konfirmuar lajmi së të arrestuarve i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    “Ju konfirmojmë se tre personave të dyshuar, të cilët kanë marr pjesë në këtë  rast ju është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë nga Prokuroria e Shtetit”, konfirmoi Rashiti për Telegrafin.

    Telegrafi mëson se tre të ndaluarit janë, drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi dhe dy persona tjerë me iniciale F.R. dhe I.SH. /Telegrafi/

     

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri shqiptar Robin Krasniqi, ka triumfuar në duel me portugezin Jorge Silva, duel ky i zhvilluar në kategorinë gjysmë të rëndë. Junikasi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.