Komuna e Fushë-Kosovës ka vendosur që të lejojë punën e çerdheve private.
Sipas njoftimit nga kjo komunë, ato mund të rifillojnë punën nga dita e martë më 4 gusht duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19.
“Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, njofton opinionin publik se çerdhet private mund të fillojnë punën e tyre nga dita e nesërme, duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe masat e parapara nga niveli qendror sa i përket pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e komunës.