×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e premtja bëhet spital për COVID-19, por një pjesë e personelit në Vushtrri e kundërshton vendimin

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Nga e premtja, Spitali i Vushtrrisë ‘Sheikh Zayed’ pritet të shndërrohet në “spital Covid”. Ky spital pritet të jetë i shfrytëzueshëm vetëm për pacientët e konfirmuar me Covid-19. Të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje tjera do të trajtohen në Qendrat e Mjekësisë Familjare si dhe në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

    Por, me një vendim të tillë nuk po pajtohen disa nga punonjësit shëndetësor të këtij spitali. Thonë se nuk kanë kapacitete e as staf mjekësor për ta përballuar fluksin e pacientëve të prekur me Covid-19. Por drejtori i spitalit, Mursel Pllana, thotë se në ndihmë do iu shkojnë mjekë nga Mitrovica.

    “Është vendim i SHSKUK-së. Kjo po bëhet në bazë të strategjisë kombëtare për parandalimin e Covid-19. Ky ëshhtë një vendim i cili është marrë nga lart dhe si i tillë duhet ta respektojmë. Në spitalin tonë do të punojë vetëm Emërgjenca për pacientët emergjent. Të tjerët do të trajtohen në QKMF e në Spitaline Mitrovicës”, sqaron drejtori Pllana.

    E Spitali i Vushtrrisë i ka 63 shteretër në disposicion për pacientët e prekur me Covid-19.

    Megjithëkëtë, stafi shëndetësor po e kundërshtojnë një ide të tillë.

    “Kundër idesë që ad-hok te vendoset per nje vendim te tillë nga qeveria, spitali i qytetit te Vushtrrise me lokacion është në qendër të qytetit dhe në të njejtin oborr gjendet edhe mjekësia familjare, kapacitetet e spitalit janë modeste per nje rajon te madh, dhe jo me u shëndërru ne qender per covid pa infektolog edhe pa institut te mikrobiologjise, pa kujdestari te diagnostikes”, sqaron njëri nga punonjësit e spitalit.

    “Kish me qenë ide më e mire qe nje shenderrim te tille ti behet spitalit te Mitrovices, edhe pozita lokacioni poashtu kapacitetet e kuadrit te infektives , kujdestarise te diagnostikes si dhe dhe afersia me institutin e IKSHPK-se qe jan shume afer kish mi permbush me mire si qender referente rajonale. Do te ishte mire ti kursejme racionalisht objektet poashtu edhe stafin shendetesore e jo me ide te tilla qe nuk perkojne me frymen profesionale as strategjike”, thuhet tutje në reagimin e njërit nga punonjësit e spitalit të Vushtrrisë.

    Por, në adresë të Gazetës Express sot gjatë ditës janë ankuar edhe disa prej punonjëve të tjerë të spitalit për këtë cështje.

    “Nuk kemi kapacitete për një gjë të tillë e as staf mjekësor. Nuk kemi madje as pajisje të duhura”, shprehin shqteësimet e tyre edhe dy prej punonjëve të këtij spitali.

    Por, megjithëkëtë, Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, ka njoftuar se janë duke u zgjeruar kapacitetet spitalore për pranimin e pacientëve me Covid-19.

    Ai shtoi se së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet “Spital Covid”.

    “Në Komitetin për Menaxhimin e Covid-19, në konsultim me kryeministrin së shpejti edhe Spitali i Vushtrrisë do të bëhet komplet Spital Covid, ku do të pranohen pacientët e prekur me Covid. Pacientët e komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë që janë të prekur, trajtimin do ta marrin në Vushtrri, dhe ata që nuk kanë koronavirus shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”.

    Megjithëkëtë, të gjitha Spitalet rajonale në vend janë duke pranuar pacientrë të infektuar em Covid-19. Por në to trajtohen edhe pacientë me sëmundje të tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht. Ndeshja është ndërprerë pas thirrjeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Inspektorati i Punës, ka kryer kontrolla në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve. Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputetja e parlamentit të Suedisë, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Prishtinë, Jonas Westerlund, kanë deklaruar se Kosova do ta ketë mbështetjen...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Lojtarët e Kosovës kanë vendosur të lëshojnë fushën pas provokimeve dhe thirrjeve raciste nga tifozët ultras të Rumanisë kur ndeshja ishte në...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka përqafuar Xhenetën dhe vëllain e saj që erdhi në shtëpinë më të famshme në vend. Të dy ia pranuan kërkimfaljen...
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë brenda shtëpisë më të madhe në vend duke iu drejtuar Xuxit për fjalët që ky tha....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi, ka hyrë në shtëpi për të takuar motrën e tij. Xheneta ishte e ngrirë me komandë nga ‘Vëllai...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi ka kërkuar falje Xhenetës lidhur me deklaratën e tij për familjen kësaj të fundit. Xuxi, i cili i ka thënë Xhenetës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.