
Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se nga 18 maji do të fillojë lejimi i vizitave të organizatave joqeveritare, të cilat monitorojnë institucionet korrektuese.
Në njoftimin e SHKK-së thuhet se gjatë vizitës se tyre, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare janë të obliguar të mbajnë distancën sociale dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve”.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim.