Aktgjykimi për rastin “Haraçi” do të publikohet nesër në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Gjykata Penale në Shkup, duke shtuar se ky vendim është marrë me kërkesë të gazetarëve.
Një numër i mediave pritet të marrin pjesë në seancën e dëgjimit të fundit për rastin “Haraçi”. Për herë të parë në historinë e vendit, do të publikohet aktgjykim kundër një prokurori, pra kundër ish-prokurores special publike, Katica Janeva