×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse doni të jeni prindër të mirë mos e bëni më këtë veprim

    FrontOnline
    26 Gusht 2022

    Nënat dhe baballarët që kalojnë shumë kohë në telefonat inteligjentë kanë më shumë gjasa të jenë prindër të këqij, sipas një studimi. Ata që kalojnë stres në familje shpesh iu drejtohen mediave sociale për t’u qetësuar por nga ana tjetër kjo i bën atë të ankohen dhe të bërtasin më shumë.

    Studiuesit morën në pyetje 549 të rritur, të cilët kishin të paktën dy fëmijë të moshës 5 deri në 19 vjeç, për përdorimin e mediave dixhitale, shëndetin mendor dhe praktikat e prindërimit. Studimi zbuloi se ndërsa prindërit përdornin gjithnjë e më shumë mediat sociale, aq më keq bëhej prindërimi i tyre.

    Një sjellje e tillë negative prindërore, siç është bërtitja, kishte gjithashtu më shumë gjasa të rritej kur teknologjia ndërpriste ndërveprimet familjare. U krijua një rreth vicioz në të cilin prindërit me nivele më të larta stresi kishin më shumë gjasa t’i drejtoheshin pajisjeve të tyre për t’u çlodhur.Megjithatë, mediat sociale nuk kishin për të gjithë prindërit një rol negativ, pasi disa raportuan ulje të ankthit dhe depresionit. Në 2018, një studim zbuloi se 46 % e prindërve ishin të varur nga telefonat e tyre. Studimi shqyrtoi varësinë ndaj ekranit midis 13 deri 17-vjeçarëve në MB dhe prindërve të tyre.

    Gjysma e adoleshentëve dhe prindërve pranuan se shpërqendroheshin nga celularët dhe se koha para ekranit ishte shkaku i tretë më i zakonshëm i konfliktit mes tyre. 86 % e prindërve thanë se përdorimi i një celularit nga ana e adoleshentëve të tyre nuk e kishte dëmtuar, por e kishte ndihmuar marrëdhënien e tyre.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.