×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t’ju vrasë

    FrontOnline
    30 Maj 2023

    A e shkyçni bojlerin para se të hyni në vaskë? Ja kur është rrezik

    Është e njohur që bojleri, në rast të eksplodimit, mundet t’ju lëndojë rëndë apo t’ju vrasë.

    Sipas ekspertëve, bojleri eksplodon për shkak të defekteve dhe parregullsive.

    Në rast të ngrohjes së pakontrolluar të ujit, të cilën mund ta identifikoni sipas tingëllimës dhe vlimit të ujit që dëgjohen nga bojleri, e para që duhet të bëni është që të ndërprisni furnizimin me rrymë, aq më parë nëse në termometër shihni temperaturën e lartë, me kusht që termometri të jetë i saktë.

    Energjinë elektrike mund ta shkyçni edhe nëpërmjet ndërprerësit i cili furnizon bojlerin, transmeton Telegrafi.

    Në rast se nuk ka ndërprerës të tillë, shkyçni siguresën në të cilën është i lidhur bojleri, mirëpo nëse keni pajisjen automatike, me aktivizimin e saj shkyçni tërë rrymën në banesë, gjë që është më e sigurt.

    Duke pasur parasysh që bojleri është nën presionin edhe të tensionit në të cilin ka ujë, puna më e mençur është që ta shkyçni derisa jeni duke bërë dush.

    Nëse bojleri është krejtësisht në rregull (nuk ka tela të zhveshur të cilët varen jashtë, nuk pikon ujë i cili lag ndonjërin tel etj.) dhe nëse tokëzimi është bërë mirë, atëherë është krejtësisht e sigurt ta lini bojlerin të lidhur në rrymë.

    Rryma mund t’ju godasë nëse gjatë dushit është i aktivizuar bojleri i cili ka tokëzim të keq.

    Megjithatë, ekspertët këshillojnë që gjithmonë, pa marrë parasysh a është tokëzimi i mirë apo jo, që bojlerin ta fikni para se të hyni në vaskë!

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.