×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëntë arsye që të dilni të vraponi çdo ditë

    FrontOnline
    25 Maj 2023

    Siç thonin edhe grekët e lashtë, “nëse dëshiron të jesh i/e fortë vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e bukur vrapo. Nëse dëshiron të jesh i/e mençur – vrapo”. Siç duket, ata e kishin me të drejtë këtë thënie.

    Normalisht vetëm vrapimi nuk do t’ju ndihmojë t’i lini pas të gjitha problemet tuaja dhe duhet të konsultoheni me doktorin tuaj para se të filloni përgatitjet për maratonë.

    Megjithatë, nëse vrapimi bëhet pjesë e rutinës tuaj ditore, atëherë ju padyshim se do t’i vëreni ndryshimet pozitive. Vrapimi është mënyrë e mirë dhe krejtësisht e lirë për të qenë në formë.

    Ka shumë arsye të mira se përse duhet të filloni të vraponi, ndërsa sot do t’ju njoftojmë me nëntë arsye të cilat do t’ju bindin të vraponi që sot:

    Vrapimi e forcon zemrën, e rritë numrin e kapilarëve në trupin tuaj e gjithashtu edhe numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Pra, zemra si muskul bëhet më e fortë.

    Kapaciteti i muskujve për të përdorur oksigjenin kur u ofrohet gjithashtu rritet. Një zemër e ushtruar mirë pompon shumë më shumë gjak sesa një zemër e pa ushtruar. Dhe kur të rritet qarkullimi i gjakut, edhe konsumimi i oksigjenit është proces më i lehtë. Pra, të gjitha indet dhe organet në trupin tuaj marrin më shumë gjak, si dhe pasurohen me oksigjen dhe vlera ushqyese.

    Vrapimi është mënyrë e mirë për lirimin e stresit. Trupi juaj akumulon shumë mbeturina nga i gjithë tensioni nervor dhe lodhja gjatë ditës. Për t’i hequr qafe ato, ju duhet të djersiteni mirë, ndërsa për këtë punë vrapimi është detyra më e mirë!

    Kur vraponi, trupi juaj liron disa hormone të quajtura endorfine. Këto hormone ndryshe njihen edhe si “hormonet e lumturisë”. Dhe kjo për një arsye të mirë: kur rritet numri i endorfineve në gjakun tuaj, ju përjetoni ndjenja të lehta të euforisë dhe depresioni zhduket!

    Me vrapim përmirësohet edhe aktiviteti mendor. Përderisa jeni të zënë duke vrapuar, truri juaj shpeshherë gjen zgjidhje kreative për probleme të caktuara, e krejt kjo falë oksigjenit i cili ndihmon trurin tuaj të funksionojë më mirë.

    Vrapimi i rregullt jua përmirëson sistemin e imunitetit duke e ngritur nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinën në gjakun tuaj. Në të njëjtën kohë e zvogëlon nivelin e kolesterinës, e zvogëlon urinë dhe e përmirëson organizmin. Duke e kombinuar vrapimin me një përmirësim të metabolizmit, kjo do të shpie në normalizimin e peshës tuaj të trupit.

    Se në cilën kohë të ditës vraponi nuk ka rëndësi. Në mëngjes, kur nivelet e hormoneve janë më të larta se zakonisht, vrapimi do të veprojë si lirues dhe do të ndihmojë ta riktheni trupin në gjendje normale. Në anën tjetër, vrapimi pas një dite të gjatë me punë do t’ju ndihmojë të relaksoheni, të karikoheni, t’i zvogëloni ndjenjat e urisë dhe të flini si një qengj!

    Studime të shumta tregojnë se vrapimi ndihmon në rigjenerimin e pjesshëm të qelizave të mëlçisë. Jo keq, apo?

    Vrapimi i rregullt sjellë efekte pozitive edhe në sistemin tuaj muskoloskeletal. Kjo është e mirë veçanërisht për të moshuarit pasi që parandalon sëmundjet e ndryshme të nyejve./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal hapi sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën “1 Tetori”...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.