×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës

    FrontOnline
    24 Shtator 2019

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se sot po nis jetësimi i Spitalit të Prishtinës, një projekt i munguar dhe i kërkuar prej kohësh nga prishtinasit.

    Këto deklarata, Ismaili i bëri pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit detal të Spitalit të Prishtinës nga Ministri Yagcillar dhe kompania e njohur gjermne ICME.

    “Sot jam shumë i lumtur që po nis jetësimin e tij një prej projekteve që kam filluar gjatë këtij viti”, ka thënë ministri Ismaili duke shtuar.

    “Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë njëri nga prioritetet e mia kryesore. Kam qenë i angazhuar që të korrektohen gabimet e të kaluarës që kanë lënë Prishtinën në harresë, kurse qytetarët e Prishtinës pa kujdesin e duhur shëndetësor.”

    Nënshkrimi i sotëm për Studimin e Fizibilitetit është një hap tjetër i rëndësishëm në ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Ky studim do të vlerësojë madhësinë dhe kapacitetet e tij.

    Kësisoj ai do të hap rrugën për vazhdimin e mëtutjeshëm të këtij projekti me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Për periudhën tri vjeçare 2019-2021, janë ndarë 7 milionë euro për ndërtimin e këtij Spitali me mundësi shtimi të buxhetit nëse studimi i fizibilitetit thotë se ai do të kushtoj më shumë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.