×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Parë i AAK’së thotë se Haradinaj është i vetmi që plotëson kriteret për Shef të Shtetit

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2020

    Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se kërkesa e AAK’së për ta bërë Ramush Haradinajn Shef të Shtetit buron nga fakti se ish-komandanti i UÇK’së përfaqëson ndjenjat, synimet dhe vullnetin e popullit të Kosovës. Ka thënë se Presidenti pasi të votohet në Kuvend duhet të jetë faktor uniteti ndërsa para zgjedhjeve s’ka asnjë kandidat që mund t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa.

    “Nuk ka dikush tjetër që mund të bëjë më mirë se Ramush Haradinaj”, ka thënë Gjini, teksa ka treguar pozicionin e tij në një intervistë partiake, e realizuar në faqen e AAK’së në Fb.

    “Nuk po zgjedhim Kryetar të Akademisë së Shkencave por po zgjedhim President të vendit, i cili ka me kalu nëpër Kuvend”, ka shtuar ai.

    Ramush Haradinaj ishte nominuar nga AAK’ja për pozitën e Presidentit ende pa iu konfirmuar aktakuza Hashim Thaçit.

    Kundër propozimit të AAK’së deri tash kanë dalë PDK, LDK dhe Vetëvendosje.

    Por, Partia e Haradinajt i ka votat vendimtare për votimin e një Presidenti kushdo prej partive që merret vesh për këtë pozitë.

    PDK dhe LDK nuk kanë vota të mjaftueshme, 80 deputetë, pa i siguruar edhe votat e Partisë së katërt në Kosovë.

    Në këtë situatë, Nënkryetari i Parë i AAK’së ka dhënë shpjegime se çka do të ndodhë nëse Haradinaj votohet për President.

    “Presidenti duhet të përfaqësojë pas zgjedhjes, një koncept të përbashkët. Presidenti nuk është organ ekzekutiv. Tek ne përfaqëson atë unitet për ndjenjat dhe synimet e popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

    “Në këtë fazë, askush më mirë nuk përfaqëson më mirë atë pjesë të ndjenjave, synimeve dhe vullnetit të popullit se sa Ramush Haradinajt”, ka shtuar ai.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...
    Sport26 Prill 2024
    Kombëtarja e Kosovës në  Taekwondo ka arritur të fitojë 15 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondos për shtetet e vogla në Tallin...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.