×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i LDK’së për takimin e Hotit në Bruksel: Katastrofal

    FrontOnline
    19 Korrik 2020

    Njëri prej njerëzve kryesor në LDK, Lutfi Haziri, e ka komentuar me një fjalë negative takimin e Avdullah Hotit në Bruksel. E ka quajtur katastrofal pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE’ja.

    “Katastrofal”, ka thënë Haziri kur është pyetur nëse ka ndonjë koment lidhur me takimin e Hotit në Bruksel që pritet të vazhdojnë edhe javët e ardhshme.

    Nënkryetari i LDK’së ka pasur vlerësime të këqija për Hotin edhe më herët. Kishte thënë se Qeveria që po ndërtohej prej LDK’së, AAK’së, NISMA’s e Srpskas nuk i beson.

    “Po ndërtohet një Qeveri të cilës unë nuk i besoj”, kishte thënë Haziri.

    Ndërkohë, Kryetari i Gjilanit ka kundërshtuar edhe vendimet e Qeverisë për masat shtrënguese, të cilat më herët ishin shpallur antikushtetuese,raporton express.

    Sidoqoftë, Shefi i Ekzekutivit shkoi javën e kaluar në Bruksel ku rinisi bisedimet me Serbinë. Tha se atje u hapen temat e të zhdukurve dhe bashkëpunimi ekonomik.

    Nuk komentoi akuzat që i erdhën se ishte i gabim shkuarja në Bruksel. Tha se shkoi në kryeqendrën europiane për të përfaqësuar Shtetin ashtu siç i përcaktohet me Kushtetutë.

    Avdullah Hoti erdhi në pozitën e Kryeministrit pasi dështoi “Koalicioni i Shpresës” i ndërtuar ndërmjet LDK’së dhe VV’së. Hoti në atë koalicion ishte Zëvendëskryeministër që ishte shkarkuar nga Kurti posa kishte marrë informacione se i njëjti mund t’ia zë vendin.

    Aktualisht, Qeveria i ka vetëm 61 vota në Parlament. Një ia pati siguruar Presidenti Hashim Thaçi duke i shkuar në shtëpi, në gjysmë të natës, deputetit të NISMA’s, Haxhi Shalës. Tash edhe Zyra e Presidentit ka dalë kundër Hotit duke kundërshtuar për veprimet që po i bën në raport me dialogun me Serbinë. Njëjtë po vepron edhe PDK’ja, e cila akuzoi Hotin se ka mashtruar në Kosovë kur ka thënë se do të ketë një fond më shumë se një miliard euro për rimëkëmbje ndërsa është mashtruar në Bruksel nga Serbia.

    Kosova dhe Serbia dialogojnë prej kohës së luftës kur kosovarët nënshkruan Marrëveshjen e Rambujës dhe pala serbe jo. Raundi i dytë i bisedimeve është zhvilluar në Vjenë ku është propozuar Pavarësia nga Marti Ahtissari, i cili kishte qenë ndërmjetës kryesor i bisedimeve.

    Prej vitit 2011 Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime në Bruksel. Atje janë nënshkruar disa marrëveshje shumica e të cilave kurrë nuk janë zbatuar.

    Tash, përsëri dialogu ka nisur në Bruksel pas dështimit të bisedimeve të paraparë ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

    Avdullah Hoti ka paralajmëruar se brenda këtij muaji do të ketë edhe një raund bisedimesh në Washington.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.