×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënë e bir nga Rahoveci vdesin brenda ditës nga Covid-19

    FrontOnline
    23 Mars 2021

    Nënë e bir në Rahovec kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Nëna 85-vjeçare dhe djali 50-vjeçar nga Ratkoci i Rahovecit nuk arritën që ta mposhtën koronavirusin.

    Lidhur me këtë ngjarje për Express ka folur edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

    Ai tha se të dy kanë vdekur brenda një dite dhe se ishin të prekur me koronavirus.

    “Po sot dy qytetarë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit që ishin të prekur me koronavirus kanë vdekur. Bëhet fjalë për nënën dhe një djal të hendikepuar. Isha në varrimin e tyre dhe është një humbje e madhe për komunën”, ka thënë Latifi

    Në ndërkohë në 24 orët e fundit nga virusi Covid-19, kanë vdekur 10 persona.

    “Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 3 raste (71, 68, 62 vjeç), Rahovec 2 raste (85, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin 24-orësh të IKShPK-së.

    Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 705 raste pozitive me koronavirus.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive”, thuhet më tutje në njoftim.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3588753541252624

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Sport08 Tetor 2024
    I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi ka vizituar sot fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” Ndër të tjerash, kryetari i FFK-së ka...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Lajme08 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati iu është përgjigjur opozitës pas reagimeve të tyre lidhur me rritjen e pensioneve. Murati përmes një shkrimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.