Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar të ketë ndodhur në Piran të Prizrenit.
Dy ankues meshkuj kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës, në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.
“Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh./Front Online