×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Në Uashington për ekonomi, marrëveshja gjithëpërfshirëse, përgjegjësi e Brukselit”

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Në dialogun Kosovë – Serbi, Bashkimi Evropian, po synon të kalohet nga çështjet më shumë teknike te pyetjet e mëdha politike, në mënyrë që gradualisht të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, thotë Valeska Esch, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit gjerman Aspen.

    Esch në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se Bashkimi Evropian dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, janë përgjegjës për lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të arrihet deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, dhe për këtë ajo thotë se mbështetje kanë dhënë edhe Shtetet e Bashkuara.

    Zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e Institutit gjerman Aspen është përgjigjur edhe në pyetjen pse gjithë ky hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    “Mendoj se kjo është një pyetje për vendet përkatëse. Mendoj se në këtë moment nuk është e qartë kush e mbështet këtë proces dhe kush jo, sepse ende nuk ka pasur një votim në Këshill (Këshillin e BE-së). Gjermania ka hezituar për një kohë, por, me sa kam kuptuar ata kanë shkëmbyer një sërë shqetësimesh me Kosovën dhe shpresoj se edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën, në mënyrë që Kosova përfundimisht të fitojë liberalizimin e vizave. Unë vërtet shpresoj që në vjeshtë, kur Komisioni Evropian të lëshojë raportin e ri të progresit, do të shohim edhe çështjen e liberalizimit të vizave. Por, natyrisht nuk e di nëse kjo çështje do të përfshihet”.

    Se a pritet që deri në fund të vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, Esch tha “Sinqerisht, shpresoj që kjo do të ndodhë”.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli u ka drejtuar një letër të hapur Institucioneve të...
    Lajme01 Qershor 2025
    Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet çdo vit në të gjithë globin. Kjo ditë shënohet mbrojtur mirëqenien dhe të drejtat e të gjithë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Profesori nga University College London, Eric Gordy, nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Kosovë për shkak të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikanDonald Trump, me luftën...
    Lajme31 Maj 2025
    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, sot gjatë ditës së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe me ministrin e...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Polonia do të mbajë një balotazh presidencial të dielën midis dy kandidatëve që ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.