×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit

    FrontOnline
    07 Prill 2024

    Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se në tre mujorin e parë të këtij viti janë lëshuar 90 licenca të paplastifikuara për infermier, licenca këto që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

    E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës.

    Ajo vlerëson se ky numër do të vazhdoj që të rritet në vazhdimësi pas liberalizmit të vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve.

    “Unë veç jam deklaruar vitin e kaluar kam dhënë statistikat po këtë vit ka jashtëzakonisht rritje në tre mujorin e parë janë lëshuar deri në mes të marsit rreth 90 licenca të paplastifikim dhe rreth 18 vërtetime të kodit etik. Çka domethënë që për tre mujorin e parë numri është dukshëm i rritshëm, çka unë pretendoj që numri do të jetë në rritje në vazhdimësi, ngase me liberalizimin e vizave tash infermieret dhe mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor po kanë mundësi që të i vizitojnë vendet e rajonit të shohin kushtet e punës natyrisht i kanë kontaktet me të lehta. Kjo do të vërehet një zbrasti përveç të rinjve edhe në vende të punës, një vit e tutje numri do të shihet saktë sa kanë emigruar në vendin e rajonit”, ka thënë ajo.

    Gori ka shtuar se pagat të cilat marrin infermieret e kanë të pa mundur që të tejkalojnë muajin pas rritjes së çmimeve.

    “Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Kushtet e punës tash mundësia tjetër dhe standardet e jetës sigurisht në vendet e zhvilluara janë shumë më atraktive dhe ata përveç që po migrojnë vetë po kanë mundësi po u mundësohet që të tërheqin edhe fëmijët edhe familjet e tyre. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka thënë ajo.

    Ajo ka theksuar se duhet që të merren masa që largimi i tyre të ndalet, sipas saj, kjo dukuri mund të parandalohet me rritje page e ofrimin e kushteve më të mira të punës.

    “Ajo çka unë pretendoj është rritja e pagës në rend të parë sepse të gjithë ne jemi njerëz dhe të gjithë punojmë për një pagë dhe për një standard më të mirë jetësor. Pas kësaj edhe kushtet e punës kanë një rol të rëndësishëm ngarkesa në punë edhe infermierët mamitë edhe profesionistët tjerë shëndetësor duhet të inkuadrohen edhe në vendimmarrje kur ata kanë një udhëzim administrativ ose diçka që ata vendoset për të ardhmen ose profesionin e tyre që në këtë proces infermierët mamitë dhe profesionistët shëndetësor mos të them fare po shumë pak marrin pjesë apo janë akterë të këtyre vendimeve”, ka thënë ajo për EO.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.