×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë vozitësi u avancua në punonjës të logjistikës

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA) ka gjetur një mal shkeljesh në pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë, kryesisht me menyrën e punësimeve dhe avansimin e stafit në ndërmarrje, raporton portali “Front Online”.

    Sipas Auditorit, ndërmarrja publike lokale kishte avancuar punonjësin nga pozita e vozitësit në pozitën e punonjësit të logjistikës me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv, duke anashkaluar procedurat e brendshme të shpalljes së konkursit për avancim në pozitë.

    “Avancimi i punonjësit në pozitë pune pa ndjekur procesin e rregullt të avancimit ka ndodhur si rrjedhojë e mos-përfilljes së procedurave ligjore nga menaxhmenti i ndërmarrjes”, thuhet në raportin e Auditorit.

    Poashtu, sipas këtij të fundit, Stacioni i Autobusëve gjatë vitit 2019 kishte angazhuar 4 punëtorë me kontrata mbi vepër për punë dhe detyra specifike dhe me kohëzgjatje të caktuar në pozitat: 1 (një) zyrtar konsulent ligjor, 1 (një) zyrtar konsulent për financa, 1 (një) zyrtarë për mbarëvajtjen e procesit të programit të punës si dhe 1 (një) zyrtarë për financa, kontabilitet dhe këshillime tatimore.
    Për të gjitha këto angazhime, Stacioni i Autobusëve nuk ka shpallur konkurs publik. Kjo ka ndodhur për shkak që menaxhmenti kishte shmangur kërkesat ligjore, duke favorizuar kandidatët të cilët janë shpërblyer me këto kontrata, thuhet mes tjerash në raportin e Auditorit.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Ekonomi18 Dhjetor 2024
    Arkitekti Përparim Rama kishte propozuar mega projekte për Komunën e Prishtinës para tri viteve, kur ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, por premtimet...
    Bota/Rajoni16 Dhjetor 2024
    Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve përpara se të binte në rreth 105...
    Ekonomi13 Dhjetor 2024
    KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, ka thënë se qeveria e ShBA-së është duke e ndihmuar Kosovën...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti ka biseduar me Xhenetën dhe e ka këshilluar se si të flasë me Gjestin në darkën që do të organizohet për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.