×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Në rast lufte, këta janë ishujt e parë grekë që do të pushtohen”: Harta turke që alarmoi Greqinë

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis.

    Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës.

    Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demilitarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza ushtarake duke shkelur konventat ndërkombëtare. Në rast lufte sipas medias turke, duke qenë se janë baza ushtarake, këto ishuj janë objektivat e parë të ushtrisë turke, raporton abcnews.al.

    “Greqia vijon piraterinë me ishujt në Egje. Kur u nënshkrua marrëveshja e Lozanës, shumë ishuj nuk i kaluan Greqisë, por me kalimin e kohës ajo vendosi atje banorë dhe ushtri”, shkruan media turke.

    Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lufte me Turqinë.

    Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, duke...
    Lajme30 Maj 2025
    Azem Vllasi, njohës i zhvillimeve politike në vend, ka analizuar qëndrimin e BE-së mbi masat kundrejt Kosovës  dhe reagimin e qeverisë së...
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar  se Kosova nuk është dashur kurrë të përballet me këto masa...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Mati, ku duket një pamje mahnitëse që të ofron natyra. Rama shprehet se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.