×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Në pandemi u shuan 20 mijë biznese, e rreth 50 mijë persona mbeten pa punë

    FrontOnline
    11 Janar 2023

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast u publikuan edhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë.

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve.

    Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtor.

    “Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka reqlozuar këtë studim me qëllim që të nxjerrë të dhënat se çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia në Republikës e Kosovës për tri vitet e kaluara. Rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes të mbylljes së bizneseve”.

    “Ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi”.

    “Nga analizat e bëra na shqetësoj fakti se trendi negativ për bizneset ka qenë në vazhdimësi që nga paslufta, por me theks të veçantë nga viti 2020 e këndej. Kurse ky trend është prezent shumë në vitin 2020 si rezultat total i mbylljes të ekonomisë dhe bizneseve të qarkullimit në këtë kohë që ishte pandemia. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën, u shuan e pushuan një numër i madh i tyre dhe falimentuan me numër rekord rreth 20 mijë sosh”.

    “Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë. Në këtë vit do të mbahet mend si vit i mbylljes dhe shuarjeve masive të bizneseve në dy dekadat e fundit ku vetëm 9794 biznese u regjistruan të reja kundrejt 20 mijë që u mbyllën”.

    Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve minimum 20 familje kanë mbet pa punë, raporton EO.

    “Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë për shumë nëse përafërsisht një kompani në Kosovë ka së paku dy punëtorë”.

    “Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”, tha ai./

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private....
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Kombëtarja e Kosovës në  Taekwondo ka arritur të fitojë 15 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondos për shtetet e vogla në Tallin...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...
    Lajme26 Prill 2024
    Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.