×
  • Opinione
  • Opinione

    Në muajin e pestë të prapaskenës së COVID-19 në Ballkanin Perëndimor

    FrontOnline
    04 Gusht 2020

    Shkruajnë: Aida Çerkez-Bosnjë dhe Hercegovinë, Lavdim Hamidi-Kosovë, Natasha Bogovic-Serbi

     

    Kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në sipërfaqe dhe ka theksuar të gjitha dobësitë në Ballkanin Perëndimor. Jo toleranca e ndërsjellë shpesh ka mbizotëruar mbi solidaritetin, ndihma e shpërndarë është lidhur me kombësinë dhe jo me ata të cilët kishin më shumë nevojë për të; konfuzioni dhe manipulimet nga ana e qeverive të disa vendeve po thellon pakënaqësinë që po eskalojnë nëpër rrugë. Përkundër “ngjyrosjes” së rezultateve, ekonomitë po vuajnë, kurse papunësia dhe varfëria vetëm sa po rriten.

    Kështu duket Ballkani Perëndimor 5 muaj pas fillimit të pandemisë së COVID-19. A po lëviz ky zhvillim paralelisht me synimet evropiane të rajonit? Natyrisht, ka shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor,besimet dhe sjelljet e të cilëve japin shpresë dhe janë kundër atyre që e ngjyrosin rajonin me ngjyra aq të zeza. Ndër ta janë edhe autorët e këtyre artikujve.

    Bosnjë dhe Hercegovinë

    COVID-19 NUK NJEH KOMBËSI

     Edhepse virusi prek çdokë, ndihma në Bosnjë Hercegovinën multietnike ka qenë e lidhur ngushtë me kombësinë.

     Të lodhur nga kufizimet e pandemisë, boshnjakët i braktisën shtëpitë e tyre dhe mbushën rrugët, kafenetë dhe restoranet për t’u takuar me miqtë, për të biseduar për planet e pushimeve dhe për t’u kthyer shkurt te problemet që i preokuponin para koronës, siç janë papunësia, “humbja e trurit” dhe diskutimet se gjatë cilit pushtet, vidhej më shumë.

    Kjo gjithsesi nuk zgjati shumë, sepse numri i të infektuarve filloi të rritej shpejtë dhe pandemia përsëri u shfrytëzua për lojëra politike dhe për qëllime të përbashkëta destabilizuese.

    Në muajin korrik u shënua përvjetori i masakrës së Srebrenicës, ku vazhduan grindjet e përsëritura për atë se çfarë ndodhi atje në vitin 1995 – a ishte gjenocid apo jo. Pas një çerek shekulli, narracionet konfliktuoze vazhdojnë të jenë pengesë për pajtimin në vend.

    Në këtë përvjetor u bë varrimi i nëntë (9) viktimave të reja të porsa zbuluara dhe pa asnjë vizitë të organizuar në qendrën memorial në Potoçari, ku vetëm disa zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave morën pjesë, dhe dëgjuan zotimin e më shumë se 40 udhëheqësve të huaj të cilët deklaruan se diçka si Srebrenica nuk duhet të përsëritet më kurrë.

    Ceremonia shënoi edhe paralajmërimet lokale dhe ato ndërkombëtare për mohimin gjithnjë e më të madh të gjenocidit nga serbët të cilët mendojnë se Tribunali i OKB-së për krimet e luftës në Hagë ishte i anshëm dhe kundër serbëve dhe se vuajtjet e tyre gjatë luftës 1992/95 ngelen të panjohura dhe të pandëshkuara.

    Narracionet konfliktuoze ndaj të kaluarës zakonisht kulmojnë mu para përvjetorit të Srebrenicës dhe shuhen menjëherë pas 11 korrikut.

    Këtë vit argumentet për të kaluarën shpejt mbeten në hijen e diskutimeve rreth qasjes selective që kanë qeveritë ndaj shpërndarjes së ndihmave që lidhen me koronavirus, e cila qasje thellon ndasitë në rajon.

    Vetëm pasi Serbia filloi t’u dërgonte ndihmë serbëve të Bosnjës nga fundi i marsit, Sarajeva filloi të kujdesej për myslimanët në krahinën serbe Sanxhak.

    Kur kontingjenti i pare i respiratorëve, maskave,veshjeve mbrojtëse dhe barnave arriti në muajin mars në Banja Llukë, anëtari serb i Kryeministrisë tripalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi se dërgesa është më shumë se donacion dhe se dërgon mesazh të rëndësishëm për qytetarët e Republikës Srpska në Bosnjë që Serbia kujdeset për ta.

    “Sa të jetoj Serbia, do të rrojë edhe Republika Srpska” tha Dodik, derisa e lavdëronte presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Në muajin prill duket se Sarajeva iu kundërpërgjigj Serbisë me mesazh të ngjajshëm, duke dhuruar 25,000 euro për spitalin në krahinën serbe, Sanxhak, ku shumica e banorëve janë myslimanë.

    Donacioni “është shumë domethënës për ne”, ka thënë kryebashkiaku i qytetit të Novi Pazar, Nihat Bisevac gjatë takimit me kryeministrin e Kantonit të Sarajevës me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e mëtejshëm ekonomik, kulturor dhe turistik – tema për të cilat flasin liderët e Serbisë dhe ata të serbëve të Bosnjës kur theksojnë lidhje më të afërta.

    Kujdesi për “të afërmit e tyre” vazhdoi në muajin korrik kur Sanxhaku filloi të shënon rritje të numrit të rasteve të infektuar dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Sarajeva dhe Tuzla i dërguan ekipet e infermierëve në Novi Pazar, ku një grupi njerëzve përzuri me fishkëllima një delegacion nga Beogradi në të cilën ishte edhe kryeministrja Ana Brnabiq.

    Më 5 korrik Sarajeva në muret e jashtme të Komunës ka vendosur stemën e Sanxhakut me tekstin që lexonte: Një zemër, një komb.

    Ndërkohë, Kroacia në muajin prill u dërgoi kroatëve të Bosnjës 5,8 milionë euro si ndihmë në luftën kundër COVID-19. Këtë Boshnjakët e shohin si një tentim të radhës për ndarje më të madhe etnike që mund të rezultojnë në krijimin e një entiteti të veçantë kroat në Bosnjë me ndihmën e Kroacisë.

    Është po ky kontekst në Sarajevë ku interpretohet vendimi i Zagrebit përvendosjen e masës për karantinë 14 ditore për boshnjakët, si dhe vendimi i BE-së që indalonte hyrjen boshnjakëve në Bashkimin Evropian.

    Kroatët e Bosnjes edhe ashtu posedojnë pasaporta kroate me automatizem, rrjedhimisht janë edhe shtetas të BE-së, që do të thotë se kufizimet e vendosura nga BE dhe Kroacia kanë prekur vetëm boshnjakët dhe serbët e Bosnjës.

    “Kroacia ka gjetur një ilaç kundër COVID-19”, bëjnë shaka Boshnjakët dhe Serbët në mënyrë cinike. “Ilaçi është pasaporta kroate.”

    Kjo masë la shumë plazhe kroate të zbrazëta në mes të sezonit të verës, por që në anën tjetër ajo plotësoi kapacitetet e qytetit të vetëm bregdetar në Bosnje,Neum, ku e ke veshtirë të gjesh çfarëdo akomodimi deri në fund të verës.

    Ndërkohë, tashmë ka kaluar kohë e mjaftueshme që kur Bosnja hoqi kufizimet për qytetarët e saj dhe rastet me koronavirus kanë filluar të rriten me shpejtësi.

    Më 22 korrik, vendi shënoi record të ri duke regjistruar 324 raste në ditë, dhe për here të pare filluam të dëgjojmë zyrtarë që përdorin shprehje të tilla si “kaos”  dhe “kolaps” kur flasin për situatën.

    Sarajeva është bërë një nga pikat kryesore me numër të të infektuarve, duke bërë që autoritetet e qytetit të rivendosin disa masa, duke përfshirë kufizimin e orëve për kafene dhe restorante, kufizim të numrit të njerëzve dhe përdorim të detyrueshëm të maskës në ambiente të mbyllura,si dhe sigurim të distances sociale dhe kufizim të numrit të njerëzve në tubime publike.

    Grindjet politike vazhduan të kërcënojnë zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat fillimisht u caktuan për muajin tetor dhe më pas u shtynë për muajin nëntor, sepse vendi vonoi dhe kurrë nuk miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2020 nga i cili zgjedhjet do të mund të financoheshin.

    Miratimi i buxhetit ngeci kryesisht për shkak të pengesave nga partitë e serbëve të Bosnjës dhe kroatëve të Bosnjës, të cilët kundërshtuan themelimin e Komisionit të ri Qendror të Zgjedhjeve.

    Buxheti i shtetit u miratua më në fund më 21 korrik, duke lejuar shumë pak kohë për organizimin e zgjedhjeve, megjithëse fushata parazgjedhore po nxehet me të gjitha farat e zakonshme të nacionalizmit që hidhen në token pjellore të Bosnjës.

    Kosovë

    NË PRAG TË KATASTROFËS

     Ekonomia e Kosovës është në rrezik të madh. Biznesi privat është gjunjëzuar; papunësia dhe varfëria janë rritur.

    Ka disa ditë që Kosova qëndron në kryetë listës Evropiane me më së shumti raste të reja me COVID-19, kalkuluar me mesataren e rasteve të reja të infektuarëve me virusin vdekjeprurës për 100 mijë banorë.
    Për më keq, tri vendet e para në kuadër të “Coronavirus Top Listës” nga 9-17 korriku 2020, kanë qenë të rezervuara për shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, shtete këto me shëndetësi dhe ekonomi të pazhvilluara.
    Për t’u ndalur te rasti i Kosovës, mesatarja e rasteve të reja ditore me COVID-19 gjatë gjysmës së pare të korrikut sillet rreth shifrës 200. Shifër kjo e frikshme, sidomos përnjë vend që nuk i ka më shumë se 1.8 milion banorë.
    Për ta kuptuar edhe më qartë se sa dramatike është situata me COVID-19 në Kosovë, më 13 korrik të këtij viti janë shënuar 187 raste të reja me virus, përderisa në Itali ishin regjistruar 169 raste të reja, ndonëse Italia ka mbi 60 milionë banorë, apo 33 herë më shumë se Kosova.

    ***

    Nga 13 marsi 2020, kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19, për katër muaj Kosova ka arritur gjithsej rreth 6000 raste pozitive, prej të cilëve rreth 3000 raste janë ende aktive me virus.
    Shumë reparte në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë janë mbushur me pacientë të infektuar me COVID-19, përderisa drejt një mbingarkese të tillë po shkojnë edhe spitalet rajonale.
    Në kohën kur numri i pacientëve të infektuar po shtohet nga dita në ditë, numri i stafit spitalor në “vijën e pare të frontit” po zvogëlohet, pasiqë të njejtit po infektohen vazhdimisht me Coronavirus.
    Nuk ka repart spitalor në Prishtinë pa staf tëinfektuar me COVID-19, ndërsa aktualisht 10 për qind e personelit të përgjithshëm mjekësor janë të infektuar dhe gjinden në vetëizolim.
    Nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes së rasteve me COVID-19, në kohën kur spitalet po stërmbushen dhe personeli mjekësor po infektohet vazhdimisht, atëherë kolapsi shëndetësor do të ndodhë në periudhën më kritike për vendin, kur kurba e infeksioneve ka arritur majat.
    Kosova e ka përmbyllur gjithë muajin mars me gjithsej 108 raste me COVID-19, përderisa më 12 korrik janë 216 raste të reja brenda ditës, apo dyfish më shumë se që kishte raste të reja gjatë gjithë muajit të tretë të vitit.

    ***

    Krahas situatës së rëndë epidemiologjike tatëpjetën e ka marrë edhe ekonomia e vendit, përkundër faktit se është më e pazhvilluara në rajon dhe Evropë, me shkallë shumë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, rreth 30%.
    “Dora e shtetit” të Kosovës në këtë situate të vështirë ekonomike ka qëndruar shumë larg biznesit vendor dhe mbi 220 mijë të punësuarëve në këtë sektor.
    Për katër muaj Qeveria e Kosovës nuk ka arritur t’i shpërndajë as 80 milionë euro për t’i ndihmuar të gjitha bizneset, ndonëse në kushte normale një ndihmë e tillë financiare nuk do t’i mjaftonte as një biznesi të madh prodhues e lëre më përmbi 100 mijë biznese private që operojnë në vend.
    Banka Qendrore e Kosovës ka paraparë që rënia ekonomike e vendit, si pasojë e efekteve negative të pandemisë COVID-19 në ekonomi, do të shkoj në rreth 4%, përderisa e kundërta ka ndodhur gjatë dekades së fundit, ku mesatarja e rritjes ekonomike ka qenë 4%.
    Ky në fakt është parashikimi më optimist, pasiqë sipas institucioneve ndërkombëtare skenari më i keq i ndikimit të pandemisë do të jetë një rënie vjetore në ekonominë e Kosovës prej rreth 10%.
    Një skenar i tillë, i cili ka shumë gjasë të jetë real pas më pak se 6 muajve, është vërtetë i frikshëm, pasiqë përfundimisht do ta gjunjëzoj biznesin privat dhe njëkohësisht do ta rris edhe më shumë papunësinë dhe varfërinë, si shtresat më të rrezikuara në kohë pandemie.
    Prandaj, gjitha energjitë e drejtuesëve inastitucional do të duhej shpenzuar në sektorin e shëndetësisë dhe ekonomisë, duke i lënë përkohësisht anash betejat e papërfunduara politike me opozitën, gjë e cila nuk ndodhi.
    Derisa Qeveria e Kosovës nuk e shtron si parësore çështjen e kësaj shembjeje shëndetësore, ekonomike dhe sociale, atëherë katastrofa që e pretë vendin është në prag.
    Në fakt është vetëm disa javë, apo disa muaj larg!

    Serbi

    PROTESTA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT

     Për qytetarët serbë më i vështirë është mosbesimi ndaj qeverisë sesa frika nga infeksioni. A bartin më pak rrezik sportet dhe tubimet zgjedhore sesa protestat civile? Me sa duket, kjo nuk është një pyetje retorike për të gjithë në Serbi.

    Mosbesimi është fjala kryesore në Serbi pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimet e shtabit të krizës përceptohen si të dyshimta; motivet për vendosjen dhe heqjen e masave epidemiologjike dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, përfshi informacionet zyrtare,dhe thënë ndryshe institucione me transparence të pamjaftueshme. Mosbesimi nuk është rezultat i një infodemie ndaj së cilës Serbia nuk është imune, por e ndarjeve të thella në shoqëri që kanë çuar në një atmosfere të elektrizuar si një tenxhere koronavirusi me presion, e cila kur shpërthen nuk lë asgjë tjetër përveç një vale të re të sëmundjeve ngjitëse.

    Lufta kundër armikut të përbashkët gjithashtu nuk arriti të bashkojë qytetarët e Serbisë në përpjekjet e tyre për të mposhtur virusin sa më shpejt. Në vend të kësaj, ndarjet u thelluan dhe akuzat u rriten, duke i lënë qytetarët të dyshojnë në motivet dhe në të gjitha informacionet që vijnë nga vendi zyrtar – shtabi kombëtar i krizës për luftën kundër koronavirusit.

    Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme bëri të mundur mbajtjen e manifestimeve masive.
    Serbia është vendi i pare në Evropë që organizoi një ndeshje futbolli në të cilën ishin më shumë se 15, 000 spektatorë, por edhe Adria Tour – një turne rajonal tenisi që përfundoi turpshëm – disa pjesëmarrës, përfshirë dhe organizatorin, tenistin Novak Djokovic, u infektuan me koronavirus.

    Disa qytetarë të Serbisë dyshuan se të gjitha masat e detyrueshme kundër koronavirusit dhe ndalimi i tubimeve ishin hequr me qëllim të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Qeveria e mohoi këtë. Për shkak të deklaratave kontradiktore dhe dyshimeve se vendimet për masa epidemiologjike janë marrë në përputhje me nevojat politike, mosbesimi i qytetarëve ndaj shtabit kombëtar të krizës u rrit. Njëkohësisht, kësaj i shtohet edhe dyshimi në të dhënat zyrtare mbi numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.

    Menjëherë pas zgjedhjeve, numri i të infektuarve filloi të rritet. Mes tyre ishin edhe ata që festuan fitoren në zgjedhje në selinë qëndrore të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet – pa maska ​​ose distance sociale, gjë që edhe njëherë shqetësoi publikun.

    Pasojat ishin të dukshme disa ditë më vonë, kur prania e koronavirusit u vërtetua në shumë njerëz që morën pjesë në festë. Fakti që ata vetë nuk respektuan masat të cilat i vendosën për qytetarët, dhe pretendimi i tyre se zgjedhjet dhe ndeshja e futbollit nuk paraqesin një rrezik epidemiologjik, edhe mës humë e rrënjosi mosbesimin në publik.

    Njoftimi për rivendosjen e ores policore ishte nxitje për qytetarët që dolën në rrugë dhe demonstruan pakënaqësinë e grumbulluar. Megjithatë, nga fillimi ishte e çuditshme që në mesin e protestuesve ishin përfaqësues të profileve të ndryshme–shoqëri civile, nacionalistë, huliganë, përkrahës të Kishës Ortodokse Serbe, grupe kundër përdorimit të vaksinave – pa kërkesa të qarta dhe organizatorë. Gjithashtu, është vërejtur që individë të mbledhur në grupe shkaktuan incidente, sulmuan zyrtarët policor dhe sulmuan Kuvendin…

    Policia u përgjigj ashpër me gaz lotsjellës, arestime, rrahje, dhe në disa raste me përdorim joproporcional dhe të pajustifikuar të forcës, sepse disa prej demonstruesve ishin të dhunshëm.

    Ndërsa disa qytetarë dyshojnë se “shërbimi sekret” qëndron prapa protestave të tilla“të organizuara”, pasi rezultati është një protestë tjetër e dështuar e opozitës falë rrugaçëve; zyrtarët qeveritarë pretendojnë se ka pasur përfshirje të shërbimeve por nga vende të caktuara të huaja. Si pasojë, protestat përfunduan disa ditë më vonë.

    Mosbesimi u thellua; mbledhjet padyshim krijuan kushte për përhapjen e mëtejshme të virusit. Në një mjedis të tillë, me media të shumta në shërbim të qeverisë, thirrjet e shoqërisë civile janë të dobëta që Bashkimi Evropian të mbetet i vërtetë me vlerat dhe rregullat e tij dhe të kërkojë rezultate konkrete në zbatimin e sundimit të ligjit dhe parimeve themelore demokratike në Serbi, ku demokracia është në rrezik.

    (Ky artikull u bë i mundur me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund. Opinionet dhe pikëpamjet e autorëve nuk përcaktojnë ose pasqyrojnë ato të Fondit).

     

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Opinione17 Prill 2024
    Nga Xhezair Zaganjori: Pak ditë më parë, më 9 prill 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës sepse sipas tij ai dha Asociacionin për Këshillin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në një deklarim për FrontOnline thotë nuk pret sukses nga ky votim dhe se Komisionet Komunale...
    Lajme19 Prill 2024
    SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”. “Kryeministri i Republikës...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendësdrejtori, Dejan Jankoviq nga autoritetet serbe mund të jetë intervistuar për...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë listën e ndryshuar të qendrave të votimit për organizimin e votimit “për” apo “kundër”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.