Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Mitrovicën e veriut, në shtëpinë e viktimës.
Policia raporton se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Mitrovicë Veri 31.05.2023 – 15:35. Viktima femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.