Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 685 raste pozitive.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Rastet pozitive janë nga këto komuna:
Prishtinë 194 raste, Gjilan 70 raste, Gjakovë 46 raste, Pejë 41 raste, Mitrovicë 38 raste, Vushtrri 35 raste, Ferizaj 31 raste, Skenderaj 31 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Podujevë 26 raste, Lipjan 19 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Deçan 13 raste, Istog 11 raste, Kaçanik 10 raste, Prizren 10 raste, Drenas 8 raste, Klinë 8 raste, Malishevë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Suharekë 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Shtime 5 raste, Rahovec 4 raste dhe Dragash 2 raste.